DETAJET/ Nuk pa dot ndeshjen e kombëtares, si u arrestua Erzen Breçani pranë stadiumit ‘Air Albania’  

DETAJET/ Nuk pa dot ndeshjen e kombëtares, si u arrestua Erzen Breçani pranë stadiumit ‘Air Albania’  

1700552537_12a.jpg

Ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës gjatë qeverisjes Berisha, Erzen Breçani u arrestua mbrëmjen e 20 nëntorit, pas një operacioni të SPAK, ku u lëshuan 11 urdhër arreste. Report Tv sjell detaje të tjera se si u kap në flagrancë Breçani gjatë operacionit të SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC.

Në momentin e arrestimit, Breçani ka qenë pranë stadiumit ‘Air Albania’ bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë. Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe, përballja e fundit për kualifikueset e europianit. Në atë moment, bashkë me Breçanin u arrestua edhe Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Ndërsa Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani, akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Nga 11 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK, 6 janë ekzekutuar dhe 5 janë në kërkim, përfshirë këtu edhe Ervin Mata, një emër i njohur i drejtësisë.


Lajmi kryesor:

Akuza për grup kriminal dhe trafik kokaine nga Amerika Latine në BE, arrestohet Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve Dedan Gjoni! Në kërkim Eralbi Breçani, Ervin Mata dhe 4 të tjerë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës