Detajet për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, nga karroca me ar që kushton 3 mln paund, te 2000 të ftuarit që do të kenë shansin ta ndjekin! I pranishëm edhe princ Harry

Edhe pak ditë na ndajnë nga ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III, i cili është pasues i fronit mbretëror të Anglisë. Deri më tani ceremonia është komentuar shumë  për luksin, numrin modest të të ftuarve nga familjet mbretërore dhe për pjesëmarrjen e djalit të Charles, Princit Harry i cili nuk do të shoqërohet nga dukesha e tij.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Bermingham Adela Kalari zbuloi disa detaje rreth ceremonisë mbretërore.

Ajo tha për Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, se ceremonia fetare e kurorëzimit të Mbretit Charles dhe gruas së tij Camilla, do të mbahet me 6 maj në Westminster Abbey të Londrës dhe do të zgjasë vetëm një orë.

Teksa foli për ceremoninë që do të mbahet pas pak ditësh, ajo tha se festa për Anglezët ndjehet kudo dhe se ata  janë entuziastë për këtë moment të rëndësishëm historik për kombin e tyre.

“Ka filluar të ndihet atmosfera e ceremonisë së kurorëzimit, ka kudo flamuj ne rrugë, paketimet e produkteve ushqimore kanë të ambalazhuar njoftimin e mbajtjes së ceremonisë. Anglezët janë të kënaqur sepse mbreti u ka dhuruar të gjithëve një ditë pushim, të hënën me 8 maj, pasi do të fillojnë festimet e kurorëzimit.”

Ndër të tjera Kalari tha se kurorëzimi i cili është saktësisht 70 vjet pas ceremonisë së nënës së Mbretit Charles, do të ndjekë të gjitha rregullat mbretërorë dhe itinerarin nga Buckingham Palace për në në Westminster Abbey.

E pyetur se si po komentohet nga Anglezët luksi dhe shumat marramendëse që do të harxhohen për ceremoninë, veçanërisht për karrocën mbretërore me të cilën do të udhëtojnë mbreti dhe dukesha, ajo tha se ka polemika dhe komente të shumta mbi këtë çështje.

“Kurorëzimi supozohet të jetë festë por njerëzit kanë ndjenja të përziera sepse taksat e mbledhura me vështirësi po harxhohen për ceremoninë,  ndërkohe që vendi po përballet me krizën e koston së jetesës. Karroca Gold State coach, e cila do të përdoret nga mbreti Charles dhe gruaja e tij, Camilla, është e veshur me ar dhe kushton 3 milion paund ”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo tha se numri i të ftuarve është një numër relativisht i vogël në krahasim me  ceremonitë e mëparshme. 2000 veta do të jenë të ftuar në ceremoni.

Ndërsa për pjesëmarrjen e Princit Harry për të cilën të gjithë janë kureshtar, Kalari tha se ai do të vijë në ceremoni por pa dukeshën.

“Harry ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Londër pa dukeshën Megan Marcle, e cila do qëndrojë në Kaliforni me 2 fëmijët Princin Archie dhe Princeshën Lilibet. Një deklaratë nga Buckingham Palace doli para pak ditësh ku u tha se Princ Harry doi të marrë pjesë sepse dëshiron të jetë pranë  të atit në këtë ditë kaq të rëndësishme”, u shpreh ajo.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit