Mbrëmja e kaluar ka qenë një natë vërtet e veçantë për Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon. Dyshja e famshme e showbizit shqiptar kurorëzuan lidhjen e tyre disavjeçare në martesë. Ata kishin zgjedhur liqenin e Comos në itali për të mbajtur ceremoninë madhështore. Gjithçka u realizua në mënyrë perfekte, ku çifti akomodoi gjithë të ftuarit në vilën super luksoze “Villa Ebra”.
E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte edhe personi që Sara dhe Ledioni kishin zgjedhur t’i celebronin. Ishte pikërisht Lori Hoxha, motra e madhe e Sarës dhe mikesha e ngushtë Ledionit, ajo lexoi aktin e celebrimit dhe i shpall zyrtarisht të martuar çiftin e njohur.
Momenti kur Lori Hoxha lexon aktin e celebrimit për Sarën dhe Ledionin