Pesë vjet më parë, ekspertët kanë vënë alarmin, pasi konstatuan humbjen e 97 mijë metrave katrorë tokë, pas krahasimeve të bëra ndërmjet hartave topografike të vitit 1985 me ato të vitit 2008. Zgjidhja e menduar nga privatët, duke ndërtuar prita me gurë në drejtim vertikal, është tejet e gabuar dhe thekson efektin domino të humbjes së plazheve.
Forca gërryese e detit, me ritmet e këtyre viteve të fundit, përveç plazheve të Qerretit dhe Malit të Robit, shumë shpejt pritet të prekë edhe zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe Durrësit, nëse nuk do të ketë një projekt të mirëfilltë për të gjithë bregdetin. Babëzia e ndërtimeve pa leje është shkaku kryesor i këtij fenomeni.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)