Detyrat politike të Shqipërisë pas
marrjes së statusit kandidat

Detyrat politike të Shqipërisë pas<br />marrjes së statusit kandidat
TIRANE- Marrja e statusit të vendit kandidat nuk e bën Shqipërinë si vend me të drejta të plota në BE. Por se në ndryshimet në arenën politike, hapet rruga për pjesëmarrjen në një sërë strukturash të nivelit të lartë. “Të qenurit vend me status kandidat, nënkupton thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-BE dhe çuarjen e tyre në një nivel tjetër: Shqipëria do të marrë ftesa për të qenë pjesë në mbledhjet e Këshillit, që janë të hapura për vendet kandidate”, shprehen zyrtarët e ministrisë së integrimit. Ndërkohë që akcesi dhe bashkëpunimi me agjencitë dhe institucionet e BE do të jetë më i thjeshtë.

“Shqipëria do të mund të marrë pjesë si vëzhgues, në Agjencinë e Të Drejtave Themelore. Gjatë kësaj kohe mund të ngrihen Komisione të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Komitetit të Rajoneve (Committee of Regions) si edhe Komitetit për Çështjet Ekonomike e Sociale”.

Por nga ana tjetër do të ketë dhe më shumë monitorim prej komisioneve të BE-së. Tashmë të pesë prioritetet do të realizohen në një tjetër frymë realizimi. Shqipërisë i duhet të vazhdojë të punojë për reformën në drejtësi dhe administratën publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të drejtat e njeriut. Pika këto që janë theksuar në përfundimet e Këshillit në Dhjetor të vitit 2013.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji