Vrau 15 vjeçarin në Shkodër, zbardhet dëshmia në polici e autorit të mitur: E qëllova me thikën e tij pasi më goditi i pari

Shkodër- Emiljano dhe Klodiani ishin nxënës të vitit të parë në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati”. Dy 15-vjeçarët banonin në lagjen periferike “Skënderbeg” ose siç njihet ndryshe në Shkodër “zona e fermentimit”.

Mbrëmjen e 14 tetorit 2024 u takuan në rrugë, me gjasë jo rastësisht, ku Klodjani goditi me thikë në zemër Emiljano Gjonin, dhe u largua nëpër rrugica për tu prangosur disa orë më pas nga policia. 15-vjecari u gjet në rrugë rreth orës 19:30 nga një kalimtar, pa shenja jete, mbuluar nga pellgu i gjakut. Goditja me thikë ishte fatale për të.

Ngjarja tragjike s’ka ende një motiv sepse autori Klodjan K. pretendon se janë takuar rastësisht dhe se ka qëlluar për vetëmbrojtje. Alibia e tij është marrë me rezerva nga hetuesit, të cilët thanë se dy të miturit mund të kenë pasur konflikte të mëparshme duke qenë se ishin në të njëjtën shkollë dhe të njëjtën lagje.

“Qëlluam të dy në rrugë dhe Emiljano kishte një thikë në dorë. Ai më qëlloi në sup dhe gjatë përplasjes tonë fizike thika i ra në tokë. Unë e mora nga toka thikën që kishte Emiljano më parë dhe për t’u vetëmbrojtur e qëllova me idenë për ta plagosur dhe më pas u largova….”

15-vjeçari i arrestuar pritet të rimerret në pyetje për të mësuar më shumë detaje mbi shkaqet e konfliktit që përfundoi në përdorimin e thikës. Policia ndërkohë po heton nëse ai ka patur bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, pasi rezulton se dhe autori ka nje plage te vogel në supin e majtë, ç’ka sipas policisë dyshohet të ketë pasur përleshje. Për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e vrasjes së 15-vjeçarit në Shkoder hetuesit kanë nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe marrjen ne pyetje te personave qe mund te kene dijeni rreth ngjarjes.

Ka qenë një kalimtar i rastit që ka gjetur të miturin të shtrirë në tokë dhe të gjakosur mbrëmjen e 14 tetorit. 15-vjeçari ka pasur ende shenja jete dhe kalimtari e ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital. Vetëm tre orë më pas blutë e Shkodrës bën të mundur kapjen dhe identifikimin e autorit të mitur.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit