Detyrimet, Financat
paguajnë 96,5 mln euro fatura

TIRANE - Qeveria ka paguar deri ditët e fundit detyrime të prapambetura të shtetit për biznesin privat në një total me vlerë prej afro 96.5 milionë eurosh, njofton ministria e Financave. Pas Urdhrit të ministrit Cani për bllokim të fondeve të ministrive nëse nuk kryenin pagesat brenda 10 ditëve është përshpejtuar ndjeshëm ritmi i tërheqjes së pagesave.

Ministra e Financave ka publikuar situatën me pagesën e detyrimeve të prapambetura deri në datën 13 qershor. Sipas tabelës, vlera e çelur nga buxheti ishte 18.2 miliardë lekë, nga e cila është paguar në total rreth 13.5 miliarde lekë, apo rreth 74% e totalit. Nga totali i shumës së paguar, 60% ka shkuar për imbursimin e TVSH-së. Bie në sy përshpejtimi i ritmeve të tërheqjes së pagesave të prapambetura për investimet dhe rimbursimin e TVSh-së, pas masave që mori Ministra e Financave për të përshpejtuar lëvizimine fordeve të biznesit.

Për imbursimin e TVSH-jë janë tërhequr rreth 8 miliardë lekë, nga 8.3 të çelura, apo rreth 95%. Për investimet janë tërhequr 3.55 miliardë lekë, nga 3.72 të çelura, apo rreth 95%. Në 21 maj 2014, Ministri i Financave Shkëlqim Cani nxorri një Urdhër, në bazë të së cilit konfirmohej që, në rast se ministritë e linjës apo institucionet e tjera shtetërore (si QSUT, apo Autoriteti i Rrugëve ose autoritete të tjera publike kontraktore) nuk u lëvronin detyrimet e prapambetura bizneseve brenda 10 ditësh, pasi paratë kishin kaluar nga Ministria e Financave në Thesar, atëhere ato ato do të rrezikonin që t’u bllokohen shpenzimet e tyre.

Deri në këtë periudhë, tërheqjet e detyrimeve nga bizneset po ecnin me ritme të ngadalta, vonesa që për financat ishin të pajustifikueshme, duke i detyruar të merrnin masa ekstreme ndaj ministrive apo institucioneve të linjës, që bënin kalimin e fondeve nga buxheti te kompanitë. Për detyrimet e prapambetura në kategoritë e tjera (Vendime Gjyqesore, Emergjenca civile, Shpronesime, etj), shuma e çelur nga financat është 3.7 miliardë
lekë, por këtu bien në sy pagesat e ulëta, në vetëm 1% të shumës së çelur.

*Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) 21 Qershor 2014 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti