Një histori e pabesueshme vjen nga Napoli dhe ka si protagoniste një 17-vjeçare shqiptare. Sipas mediave italiane, e mitura detyrohej të prostituonte për të paguar qiranë.
Dhe ai që e detyronte vajzën të prostituonte ishte një 28 vjeçar shqiptar, burri i shoqes së saj të ngushtë me të cilët ajo jetonte në një banesë.
28-vjeçari është vënë në pranga nga karabinierët e Villaricca për shfrytëzim prostitucioni të minorenëve. Ai u arrestua pasditen e së premtes, teksa po shoqëronte 17 vjeçaren për tek automjeti i një klienti në rrugën San Francesco në Patria.
Pas hetimeve të policisë italiane rezultoi se shqiptari i organizonte takime të miturës prej disa kohësh dhe e shoqëronte atë vetë tek klientët. Pas arrestimit të 28-vjeçarit, e mitura është dërguar në një qendër strehimi ku do të jetojë e qetë, larg ferrit në të cilin ndodhej.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com