Policia e Sarandës ka arrestuar 3 persona për "Shfrytezim prostitucioni".

Sipas policisë 23 vjeçari Olsi Mucodede, banues në lagjen "Nr. 3" në Sarandë prej 1 viti ka detyruar me dhunë bashkëjetuesen e tij shtetasen B. Gj., 24 vjeç të prostituohej.

Gjithashtu në lidhje me këtë rast është bërë arrestimi në flagrancë i një 58 vjeçari banues në lagjen "Nr. 4" pasi u kap në banesen e tij duke kryer marrëdhenie seksuale me 24 vjeçaren shfrytezohej per prostitucion kundrejt shumes prej 10 mijë lekë.


Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personi i arrestuar Olsi Mucodede gjente klientet per te shtetasen B. Xh, dhe se prostitucioni kryhej ne banesat e klienteve ose ne dhoma hotelesh te ndryshem. Materialet ju referuan organit te Prokurorise per ndjekje te metejshme.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)