Gjykata e Korçës ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për, Eris Beqo, Ksandros Pashollari dhe Xhulio Dapellari. Këta persona ne bashkëpunim me nj-tj kanosën një minorene me qëlluk dhënie pasurie dhe i zhvatën 200.000 dhe 8000 euro.
Tre të rinjtë u arrestuan pasi akuzohen se i kanë zhvatur një shumë parash një 17-vjeçarje nëpërmjet kanosjes dhe shantazhit. Në pranga ranë Eris Beqo, Ksandros Pashollari, Xhulio Dapellari dhe u shpall në kërkim Kristjan Aliu. Mësohet se ishte ky i fundit që shantazhoi fillimisht të miturën, duke e kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale.
Të rinjtë e kërcënonin atë se do ta denonconin në polici si bashkëautore e një krimi të ndodhur disa kohë më parë, nëse nuk do u jepte shumat që i kërkonin. Për një periudhë 1 mujore, ata e detyruan të miturën që të merrte në shtëpi e 200 mijë lekëve dhe 8 mijë euro. Nuk dihet krimi për të cilin ata shantazhonin të miturën dhe as nëse ajo ka qenë vërtetë e përfshirë.