DIBER- Këshilli i komunës Rekës dhe Zhupës në Dibër janë shprehur kundër një projekti të qeverisë maqedonase, që parashikon devijimin e lumit Radika në qytetin verior.

Këshilli i komunës ka nisur një peticion organeve shtetërore shqiptare për të anulluar këtë projekt. Sipas komunës, zbatimi i projektit maqedonas dëmton tej mase florën dhe faunën në komunat Rekës dhe Zhupës në Dibër, që për banorët është burim i vetëm i të ardhurave.

Ky projekt parashikon devijimin e ujërave të lumit të Radikës me qëllim shtimin e prurjeve në lumin Vardar në Maqedoni, që do të shërbente për ndërtimin e një hidrocentrali.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)