TIRANË - Partia Demokratike kur ishte në pushtet nuk ka marrë njoftim zyrtar nga qeveria greke për çështjen e devijimit të lumit Vjosa. Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi gjatë një intervistë për A1Report thotë se në korrik të 2013 u mor informacion pas shqetësimit të shfaqur nga disa media në Greqi për këtë çështje dhe iu kërkua ambasadorit shqiptar në Greqi të njihet me këtë situatë.
“Nuk ka pasur as edhe një informacion të vetëm. Ne jemi informuar vetëm nëpërmjet medias. Kanë qënë bashkitë e Greqisë Veriore të cilat janë kundër projektit dhe kanë ngritur zërin. Ne jemi informuar nepërmjet tyre dhe medias dhe burimeve të tjera që ka një projekt. Mbas këtij shqetësimi kemi kërkuar që Ministria e Jashtme dhe ambasada jonë në Greqi të vihej në lëvizje dhe të mësojë më shumë për projektin”- thaAldo Bumçi.
Por për demokratët situata për këtë projekt është mbajtur në fshehtësi nga qeveria e majtë. Sipas Bumcit qeveria e mëparshme nuk kishte kohë të ngrinte komision për këtë çështje, por ministria e jashtme po mban aktualisht të fshehte mbledhjen e 9 janarit të këtij viti të komisionit të përbashkët për ujërat e ëmbla.
“Ministri i Jashtëm Bushati është takuar katër herë me ministin e Jashtëm Venizellos gjatë kësaj periudhe njëvjeçare e gjysëm që janë në qeverisje. Pse nuk është ngritur kjo çështje në takimet dypalëshe si çështje e një rëndësie të madhe kombëtare?! Pyetja e dytë ka të bëjë me Komisionin e Përbashkët i Përhershëm për Ujërat e Ëmbla midis Shqipërisë dhe Greqisë që është mbledhur më 9 Janar të këtij viti. Si ka mundësi që nuk ka asnjë transparencë, asnjë informacion se çfarë është disktuar mes palës shqiptare dhe asaj greke për Vjosën.”- u shpreh Bumçi.
Në muajin mars Gjykata supreme ne në Greqi pritet të japë vendimin për projektin e një sipërmarrjeje për devijimin e lumit Vjosa, tek liqeni i Janinës për ta shfrytëzuar për prodhim energjie. Me një vendim të përbashkët, 9 ministri greke në korrik të 2013 ia kanë aprovuar kërkesën e një subjekti privat, për të nisur studimin mbi efektin mjedisor të devijimit të Vjosës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO