Qeveria shqiptare nuk do të lejojë asnjë projekt mbi devijimin e lumit vjosa nga pala greke pa konsulta dhe studime dypalëshe. Ky është qëndrimi I Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje më këtë plan studimor nga një kompani private në Greqi dhe ku në muajin mars Gjykata Supreme shtetit fqinj pritet të marrë një vendim mbi fatin e lumit Vjosa, nëse do të pranohet devijimi i shtratit drejt një liqeni të Janinës apo jo.
Përmes burimeve konfidenciale brenda ministrisë së jashtme thuhet për A1 Report se Shqipëria është vënë në dijeni të kësaj çështje thuajse gati një vit më parë dhe institucioni I diplomacisë shqiptare i ka bërë të qartë Greqisë në komisionin e përbashkët për menaxhimin e ujërave të ëmbla ndërkufitare se s’do lejohet asnjë hap pa konsulta nga të dyja anët.
Nëse Greqia do marrë vendime në kundërshtim me Shqipërinë çështja do të ndiqet deri në instancat më të larta ndërkombëtare. Po nga burimet konfidenciale mësohet se në këto momente ministria e jashtme po prêt vendimin e gjykatës supreme pasi fillimisht ajo është një çështje e brendshme e Greqisë.
Vendimi për devijimin e lumit Vjosa është marrë nga 9 ministri greke dhe nga Këshilli Kombëtar i Ujërave. Qëllimi I këtij devijimi është ndërtimi i një hidrocentrali ,me kapacitet të lartë prodhues.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO