Ambientalistë dhe përfaqësues nga shoqëria civile u mblodhën sërish sot kundër projektit të palës greke për devijimin e lumit Vjosë.
Ata zgjodhën të zhvillonin një notë proteste pikërisht në nisje të punimeve të samitit të sotëm ku janë mbledhur 13 ministra të jashtëm të Europës Juglindore me qëllim për t’i përcjellë Europës shqetësimin e tyre.
“Nuk mundet kurrë që një shtet si Greqia apo Maqedonia të marrin vendime të njëanshme se mbi to qëndrojnë 4 konventa të mëdha, por mbi të gjitha është konventa e popullit shqiptar që nuk mund të tolerojë marrjen e një pikë uji të lumenjve”, u shpreh ambientalisti Sazan Guri, duke shtuar se do t’i paraqesin qeverisë një projekt për lumin Vjosë si dhe do të futen në kontakte edhe me palën greke.
Takimin e një dite më parë me ministrin e jahstëm, Ditmir Bushati, ambientalistët e quajtën thjesht diplomatik, por nga ana tjetër thanë se është rënë dakord që kjo ministri nuk do të bëjë asnjë lëvizje pa marrë mendimin e tyre.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO