Devoll, 1600 vetë pa ujë të pijshëm
ose me ujë të ndotu

Devoll, 1600 vetë pa ujë të pijshëm<br />ose me ujë të ndotu
DEVOLL - Mungesa e ujit të pijshëm për banorët e Pilurit në rrethin e Devollit tashmë është kthyer në një shqetësim të përditshëm, që ende nuk po gjen një zgjidhje.
 
Prej muajsh rreth 1600 banorë të Pilurit jetojnë pa ujë të pijshëm sidomos në pikun e temperaturave të larta, ku situata paraqitet më shqetësuese.
 
Të shqetësuar banorët e fshatit Pilur shprehen se edhe ai pak ujë që rrjedh në çezmat e tyre është me plehra dhe i ndotur dhe kjo për faktin se tubat janë lënë të hapura dhe atje kalojnë bagëtitë, të cilat e turbullojnë ujin.
 
Ndërsa pohojnë se komuna nuk ka marë asnjë masë për zgjidhjen e situatës ata shprehen se do të vijojnë të jetojnë në këto kushte pasi nuk mund të dalin në protestë, sepse ndjehen të frikësuar dhe të pambrojtur.
 
Një tjetër banore e fshatit Pilur shprehet se gjendja është alarmante, pasi ata janë të detyruar të pijnë ujin, që vjen i ndotur, pasi kushtet ekonomike në të cilat ata jetojnë nuk e përballojnë dot blerjen e ujit në dyqan.
 
Ndërsa shtohet më tej se fëmijët e tyre janë më të rrezikuar nga ky problem, pasi në të shumtën e rasteve fëmijët i kanë shtruar në pediatri me temperaturë, të vjella dhe kjo vetëm për faktin se pijnë ujë të ndotur.
 
Nga ana tjetër i kontaktuar në telefon nga “A1 Report” kryetari i komunës Progër, Artur Agolli nuk ka pranuar të japë asnjë detaj rreth këtij shqetësimi, të ngritur nga 1600 banorë të fshatit Pilur në rrethin e Devollit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca