DEVOLL- Nusja denoncon vjehrrin për përdhunim në rrethin e Devollit. Por, skandali zgjerohet, kur policia njofton se nusja e djalit me inicialet K.Gj është vetëm 17 vjeç. 

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Mekulas. E mitura ka bërë denoncimin në polici se mëngjesin e ditës së djeshme (9 nëntor) në banesën ku ata jetonin 44 vjeçari, Gjergj Begolli ka kryer marrdhënie seksuale me dhune me 17 vjeçaren. 

Pas denoncimit të nusës së shtëpisë, policia ka bërë të mundur arrestimin e 44 vjecarit, Gjergj Begolli në flagrancë gjatë pasditës së djeshme. 

Autori akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 - 18 vjeç”.

VJEHRRA: NUSJA E TRILLOI
Vjehrra e nuses, bashkëshortja e të arrestuarit, Anila Begolli thotë se “nuk është e vërtetë”.

Në orën që ka ndodhur akti, burri ka qenë me mua në shtëpinë e vajzës time. Ne shkonim shumë mirë, Gjergji e trajtonte si vajzën e tij.”- thotë Anila Begolli. Ajo shton se nuk e di pse nusja e tyre ka trilluar duke shtuar se “besonte se është nxitur nga dikush”

“Kohët e fundit nusja nuk ishte mire, fliste me dikë në telefon.”
Gjithashtu ajo tregon se nusja i ka lënë një letër bashkëshortit të saj se po largohej e nuk kthehej më, dhe se këtë letër e kishte sekuestruar policia.
 


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)