Devoll, 30 kg cannabis poshtë
ushqimit të bagëtive, 3 në pranga 

Devoll, 30 kg cannabis poshtë<br />ushqimit të bagëtive, 3 në pranga 
Strukturat Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me  Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të  koduar “Tresteniku” përmes të cilit kanë sekuestruar 30 kilogram bimë narkotike cannabis sativa.

Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë Julian Bylyku, 36 vjeç, Nikos (Astrit) Medolli, 43 vjeç si dhe Gramoz Vila, 44 vjeç.

droge
 
Bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bere në vendin e quajtur  “Varrezat e Vishocicës”, në Devoll teksa ishin duke transportuar me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, në të cilën kishte ngarkuar bazë ushqimore për bagëti, poshtë  së cilës  iu gjetën të fshehura 2 çantat me kanabbis.

Kapja dhe arrestimi në flagrancë, i Gramos Vila dhe Nikos Medolli është bërë në Bilisht të cilët po prisnin që të transportonin lëndën narkotike me automjetin tip “Opel Astra”, me targa AA 272 GR.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës