DEVOLL- Familja Skermo nga fshati Poloskë çdo ditë të tyre e jetojnë mes një jete të ndarë mes sëmundjes dhe varfërise. Pamundësia fizike e çiftit, ka ndikuar në jetën e Julianit duke i sjellë traumë në një kohë kur i duhej të gëzonte fëmijerinë e tij.
Kjo është familja Skermo, nga fshati Poloskë i Devollit. Blendi dhe Enkeleida janë të dy të sëmurë dhe vogelushi i tyre 7 vjeçar përjetojnë çdo ditë vuajtjet, dhimbjet, vështiresitë e një jetë ndarë mes sëmundjes dhe varfërisë.
Mes lotesh dhe dhimbjesh, Blendi kryefamiljari dhe bashkeshortja na rrëfejnë se janë krejtësisht të pamundur për veten dhe për Julianin 7 vjeçar. Ata tregojnë për jetën plot vuajtje të djalit të tyre që endet mes dyerve të spitalit, duke qëndruar çdo moment me ta dhe banesës së errët prej së cilës druhen se do të dalin një ditë.
Jeta e vështirë dhe pamundësia fizike e çiftit, ka ndikuar në jetën e Julianit.
"Jeta jonë është një dramë e vërtetë, një mjerim i papërshkrueshëm. Jetojmë mes skamjes, varfërisë e të zhytur në borxhe. Imagjinojeni nuk jemi në gjendje as edhe një paracatamol të blejmë. Imagjinoni gjendjen emocionale të këtij fëmije të rrijë mes dy prindërve të sëmurë. Larg vëmendjes, larg kujdesit, larg çdo gjëje, është e rëndë." - shprehet Blendi Skermo
"Kam dy muaj që nuk ngrihem në këmbë. Ende nuk kam një diagnozë të saktë. Më ka nisur thjeshtë nga një grip, ftohje. Po çmendemi më tepër vetëm për fëmijës. Kemi frikën e fëmijës se mos na kalon fëmija në depresion. Doktorët s'na preknin me dorë që të mbaronin punë shpejt se kishim fëmijën me vete. Të fleje fëmija me të sëmurin në krevat unë nuk kisha parë."- thotë gruaja e familjes, Enkeleida Skermo.
Nga ana tjetër kryetari i bashkisë, Devoll Eduard Duro i njohur me rastin bën me dije se do i vihet në ndihmë familjes Skermo dhe djalit të tyre .
"Ne si bashki kemi mundësuar ndihmën ekonomike. Në mbledhjen pasardhëse të këshillit bashkiak do të mundohemi të mundësojmë edhe bonusin e strehimit për këtë familje pasi ata jetojnë në shtëpinë e prindërve të Blendit. Besoj se do të ia arrijmë qëllimit. Do mundohem t'i mundësojmë edhe analizat e tjera për të mësuar se nga çfarë vuan gruaja. Nëse mundësojmë këtë gjë do të vijomë me hapat e tjerë." - thotë kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro.
Familja Skermo apelojn për ndihmë për shërbim të specializuar mjekësor për shëndetin e tyre dhe një strehë te sigurt për ti ofruar Julianit një jetë të qetë.
Ju lutemi Bashkise Devoll te hape nje llogari per te ndihmuar kete familje dhe t’a publikoje,po keshtu te publikohet sa eshte borxhi total i tyre;gjthashtu nqs eshte sadopak mjekesia falas,z.Kryetar i Bashkise te interesohet per diagnozen e zonjes Skerma ,faleminderit!
Përgjigjunuk e lexoj dot te gjith artikkulin per kete familje. ne kete shtet ka shum lek, por humbasin neper tendera. Nese KM do te kishte miresine ne vetvete do kishte propozuar ligje sociale. Ndoshta kur te jete 1 muaj para zgjedhjeve ben ndonje ndryshim. por do kete edhe me shum te vdekur.
Përgjigju