DEVOLL- Policia shpalli në kërkim dy persona ditën e sotme: A.A, 22 vjeç dhe M.A, 21 vjeç të dy banues në fshatin Kuç-Devoll. Dy të rinjtë, ditën e djeshme në Bilisht, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës E.M, 25 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe bënë shpalljen në kërkim për shtetasit:
A.A, 22 vjeç dhe M.A, 21 vjeç të dy banues në fshatin Kuç-Devoll.
Pasi më datë 21.07.2018, këta shtetas, në Bilisht për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin E.M, 25 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e tyre.
Neni 88 i Kodit Penal.