Komuna Miras në rrethin e Devollit prej vitesh vijon të jetë nën pushtetin e mbeturinave. Situata alarmante paraqitet në çdo hapësirë të fshatrave, ndërsa askush nga instancat përkatëse nuk ka marrë masa duke qëndruar indiferente përballë këtij problemi.
A1 Report ka bërë një vëzhgim në fshatin Miras ku siç shihet edhe në pamje çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa pirgjet me mbeturina mbizotërojnë kudo.
Komunës Miras është përgjegjësja kryesore për këtë gjendje, ndërsa si përgjigje kemi marrë heshtjen.
Për banorët e zonës kjo situatë është e mbartur prej vitesh, ndërsa apelojnë për marrjen e masave të menjëhershme pasi jeta e tyre ndodhet në rrezik nga përhapjet e epidemive.
Ndërkaq nga ana tjetër Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit jashtë kamerës ka pohuar se situata në komunën Miras është mjaft problematike përsa i përket hedhjes së mbeturinave vend e pa vend dhe për këtë kjo e fundit ka vendosur masë administrative me një shumë prej 500 mijë lekësh ndërsa pritet që te jepet edhe masa e dytë për mosmarrje të masave.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO