Devoll/ Ndalohen 22 klandestinë nga Lindja e Mesme, mes tyre 10 fëmijë

Devoll/ Ndalohen 22 klandestinë nga Lindja e Mesme, mes tyre 10 fëmijë

Policia

DEVOLL- Vijon karvani i emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme të cilët tentojnë të futen në Shqipëri, me synim kalimin në vendet e BE. 22 persona mes të cilëve 10 fëmijë kurdë, afganë apo sirianë janë ndaluar sot në afër kufirit greko- shqiptar, ekzaktësisht në fshatrat kufitarë të Vërnikut dhe Trestenikut. 

Report Tv mëson se familjarët bashkë me fëmijët e ndaluar janë dërguar në qendrën e pritjes në Babrru, kurse të tjerët janë kthyer për në Greqi. Operacioni në kufi vijon me bashkëpunimin e Policisë Kufitare me FRONTEX. Por fenomeni vijon, dhe thuajse çdo ditë në kufi ndalohen rreth 20 klandestinë të cilët përshkruajnë itenerarin e njëjtë Greqi- Shqipëri. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin