Devoll, nis rikonstruksioni i shkollës
'Fuat Babani',përfitojnë 600 nxënës

Devoll, nis rikonstruksioni i shkollës<br />'Fuat Babani',përfitojnë 600 nxënës
Ka nisur rikonstruksioni i shkollës "Fuat Babani" në Bilisht, një investim prej 400 mijë euro vendos një standard të ri sa i takon parametrave infrastrukturore që duhet të ketë çdo institucion arsimor në vend.
 
Punimet kanë nisur në mars të këtij viti dhe pritet që të përfundojnë në fund të muajit maj të po këtij viti.
 
Projekti parashikon ndërhyrje të plotë në ambientet e brendshëm dhe të jashtëm të shkollës.
 
Teksa ka inspektuar punimet e nisura në ketë shkollë, Zvkryeministri Niko Peleshi i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Devollit Bledion Nallbati dhe drejtues të projektit TAP, ka vlerësuar këtë ndërhyrje e cila po financohet nga TAP duke theksuar se ky investim është pjesë e programit të investimeve komunitare dhe po bëhet realitet falë bashkëpunimit mes Bashkise së Devollit, Qeverisë Shqiptare dhe TAP.
 
Ndërhyrja infrastrukturore do të përmirësojë kushtet e mësimit për nxënësit e kësaj shkolle dhe është pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të TAP përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri ndërsa sipas kryebashkiakut Nallbati hap rrugën edhe për bashkëpunime të tjera me qeverinë.
 
Në shkollën “Fuad Babani” mësojnë mbi 600 nxënës jo vetëm nga Bilishti por edhe nga fshatrat e Bashkisë së Devollit. Me riorganizimin e shkollave në këtë bashki pritet që numri i nxënësve të pësojë rritje gjatë vitit të ri mësimor. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi