DEVOLL - Flasin famijarët e viktimave që humbën jetën në kufirin me Greqinë. Xhaxhallarët e Melsi dhe Elvis Çollakut  thonë se, ata ishin djemtë më të urtë të fshatit.

“Jetonin mes varfërisë dhe skamjes në një kasolle me 12 veta”, kanë deklaruar xhaxhallarët e dy djemve që mbetën viktima në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga ngjarja familjarët janë shumë të irrituar, pasi sipas tyre ata janë vrarë padrejtësisht. “Kishin shkuar për peshkim për të siguruar bukën e gojës dhe janë vrarë padrejtësisht”, kanë thënë xhaxhallarët e dy viktimave.

“Kërkojmë drejtësi sipas 2 djemtë janë vrarë pa të drejtë nga policia greke”, thonë të afërmit e viktimave.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)