Dezinfektohen shkollat e Tiranës, Veliaj: Çdo gjë është gati

Dezinfektohen shkollat e Tiranës, Veliaj: Çdo gjë është gati

Gjatë dezinfektimit të shkollave

Ndërsa shumë pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës, ekipet e terrenit të Bashkisë së Tiranës po sigurohen që çdo gjë të jetë gati për të pritur fëmijët. Ashtu siç u bë me çerdhet dhe kopshtet tashmë shkollat po dezinfektohen cep më cep që kur nxënësit të nisin mësimin të jenë sa më të sigurt në këtë kohë pandemie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vetëm një kërkesë për fëmijët, që të mësojnë sa më shumë dhe të kujdesen për shëndetin. Edhe pak ditë dhe fillon shkolla.

Ekipi po kujdeset për dezinfektimin e çdo shkolle që nxënësit të jenë më të sigurt, por gjithmonë më të kujdesshëm në këtë periudhë pandemi. Çdo gjë është gati. Ju duhet vetëm të mësoni dhe të kujdesuni për shëndetin tuaj, shkruan Veliaj në rrjetet sociale. Fokusi i Bashkisë Tiranë kanë qenë dhe janë gjithmonë fëmijët, për të cilët po ndërtohen çdo ditë shkolla të reja, kopshte, çerdhe, parqe lojërash e çdo fasilitet tjetër që u nevojitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 21/09/2020 05:25

    Po ky la nom me ata tre fakiret hapet b*thesh se desifenktoje te gjitha shkollat e Tirones koqe fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share