Përfaqësues të YouTube kanë bërë me dije se që nga fillimi i pandemisë kanë hequr me shumë se 1 milion video që përmbanin dezinformacion mbi koronavirusin.
Përmes një postimi në blog, shefi i YouTube, Neal Mohan tha se ka mbështetur qëndrimet për të cilat bien dakord ekspertët e organizatave shëndetësore, përfshirë Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ai vuri në dukje se në disa raste, dezinformatat janë më pak të lehta që të kuptohen, sepse dalja e fakteve të reja bën që videot fake të jenë të vihen re më lehtë nga qytetarët.
"Politikat tona përqendrohen në heqjen e çdo videoje që mund të çojë drejtpërdrejt në dëmtim të botës reale. Që nga shkurti i vitit 2020, ne kemi hequr mbi një milion video me informacion të rrezikshëm mbi koronavirusin, sikurse ato të lidhura me kura të rreme ose pretendime se ai (COVID-19) është një mashtrim. Në mes të një pandemie globale, të gjithë duhet të jenë të armatosur me informacionin më të mirë në dispozicion për të garantuar sigurinë tonë e të familjes", shkruan Neal Mohan.
Sakaq, YouTube po punon për të përshpejtuar procesin për heqjen e videove që përmbajnë dezinformacion. Teksa bëri me dije se që nga zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 ka hequr me mijëra video që përcjellin dezinformacion mbi zgjedhjet dhe se tre të katërtat e tyre janë hequr përpara se të arrinin 100 shikime.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4132
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mania Ronaldo në ‘Youtube’, portugezi vendos rekorde të frikshme menjëherë sapo krijoi llogarinë
22 Gusht, 12:23
-
Kur do të vijë YouTube në Shqipëri? Acromax sjell informacione ekskluzive pas takimeve në Berlin
30 Nëntor 2023, 18:22
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Youtube vlerëson 'Rreze Dielli' me Pllakën e Argjendtë, mbi 100 mijë ndjekës të regjistruar në faqen zyrtare të emisionit
19 Shtator 2023, 14:07
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
YouTube ndalon fshirjen e videove me pretendime të rreme për zgjedhjet presidenciale të 2020-s
3 Qershor 2023, 13:46
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars 2023, 21:11