'Dezinformimi nga shtetet armiqësore!' Braçe: Në Kuvend ka ardhur një listë e gjatë e mediave online e tradicionale që bien pre apo vihen në dispozicion

Tirane- Sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet malinje nga vende të treta përmes dezinformimit vijojnë të mbeten shqetësimet kryesore të dy prej institucioneve më të rëndësishme në vend, AKSHI-T dhe SHISH, lidhur me sigurinë e vendit.

E ftuar për tu dëgjuar në Komisionin e Dezinformimit. kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni, foli për rrezikun nga ndërhyrjet e huaja malinje, duke arritur deri në financimin e portaleve të ndryshme online me qëllim ndërhyrjen në proceset zgjedhore të vendit.

"..Aktorë të tretë jo shtetërore për llogari të tyre për fushata dezinformomi të qëllimshme për të shkaktuar destabilitet, për të ndërhyrë dhe manipuluar procese të rëndësishme demokratike, për të identifikuar platforma dixhitale me audiencë të lartë dhe burime njerëzore potenciale për financim apo edhe rekrutim në funksion të përcjelljes së deziformimit.  Fushatat dezinformuese dhe ndërhyrjet e huaja malinj theksohen në procese demokratike të rëndësishme si zgjedhjet, situata të brishta të sigurisë dhe politike" tha Vlora Hyseni Kreu i SHISH

Më pas mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të informacioneve të klasifikuara sekret shtetror.

Në një prononcim për median pas mbledhjes Kryetari i komisionit të dezinformacionit, zbuloi se çfarë kishte thënë zonja Hyseni në dëgjesë në pjesën me dyer të mbyllura.

“Unë po ju referoj ekspertëve të SHISH që kanë bërë këtë analizë. Në informacionin që ka ardhur pranë Komisionit të Posaçëm të Kuvendit ka një listë të gjatë që bien pre, ashtu sic ka dhe një listë të gjatë tjetër që vihen në dispozicion. Media online që vihen në dispozicion. Apo media trandicionale audiovizive që bien pre e një dezinformimi se nuk bëjnë atë që është themelore verifikimi i fakteve" tha Braçe.

E pranishme në komision ishte edhe Drejtoresha e Agjencisë Kombetare të Shoqërisë së informacionit, Mirlinda Karçanaj e cila shpjegoi me detaje sulmin që përsoi Shqipëria përmes hakerimit të shërbimeve shtetërore, duke theksuar nevojën për punë të vazhdueshme parandaluese ndaj këtij fenomeni.

"2 vjet më parë institucioni jonë u bë i pari që u sulmua nga 4 skuadra të shumë të sofistikuara, që kanë vite që funksionojnë në fushën e krimit kibernetik të sponsorizuara nga shteti i Iranit, konkretisht Mois dhe garda revolucionare'

Në datën 16 synimi i skuadrave ishte të infektonin të gjitha beckendet e menaxhuara nga AKSHI që ishin mbi 10 mijë në atë kohë me rasmuer... dolëm të izolonim gjithçka në atë moment, dhe sipas 2 raporteve vetëm 10% e sistemeve dhe të dhënave u arritën të fshihen nga ana e kundërshtarëve. U përfshi Crisp, një nga skuadrat e Microsoft për recovery që është safe, dhe në 2 janë 10 përqindëshi i sistemeve dhe të dhënave që ishin fshirë duke qenë se kemi bacupe arritën të rikuperuara dhe ne ngritëm sistemet e tjera në safe' tha Mirlinda Karçanaj Drejtoresha e AKSH-it

Edhe Dëshmia e drejtoreshës së AKSHI-t vijoi me dyer të mbyllura për shkak të informacioneve të klasifikuara sekret shtetëror.

I vënë përballë këtyre shqetësimeve, kryesisht për dezinformimin e qëllimshëm që mund të vijë prej mediave online, Braçe rikthekson nevojën për ndryshime ligjore dhe formalizimin e sektorit mediatik.

"Na vjen mirë që të gjitha institucionet janë ndergjegjësuar sa I takon sulmeve kibernetike dhe po shpenzohet vecanërisht në teknologji dhe burime njerëzore për tu përballur me këtë fenomen. Nga pikëpamja e legjislacionit ne jemi komplet të zbuluar, nuk gjen asnjë ligj që të adresojë dezinformimin, ndërhyrjet malinje. Dhe do të duhet të hymë në këtë linjë, edhe të formalizimit të medias" tha Braçe.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian