Dezinformimi/ Zake: Ka pronarë që ndikojnë në media e portale, shmangin dhe taksat! Koçi: Kemi referuar edhe raste të mediave! Braçe: Ulni fluksin e parasë informale në media

Dezinformimi/ Zake: Ka pronarë që ndikojnë në media e portale, shmangin dhe taksat! Koçi: Kemi referuar edhe raste të mediave! Braçe: Ulni fluksin e parasë informale në media

Nga mbledhja e sotme te Dezinformimi

Një pikë e fortë e seancës dëgjimore te Komisioni për Dezinformimin ka qenë ajo e përfshirjes së disa mediave në financime të shpërndarjes së këtyre informatave, edhe ato audiovizuale. Kreu i AIF, Ervin Koçi e pohoi një fakt të tillë teksa u pyet nga deputetja Enslemvera Zake.

Ligjvënësja socialiste vuri në dukje edhe faktin se këto media që financojnë dezinformimet, nuk paguajnë as taksat. Koçi tha se ka pasur nga institucioni investigime të rasteve të tilla, por s’mund t’i ndante publikisht informacionet, për shkak të sekretit shtetëror.

Kryetari Erjon Braçe e siguroi se të gjithë deputetët e pranishëm ishin të pajisur me certifikatë sigurie dhe nëse donte mbledhja mund të vijonte me dyer të mbyllura, për ta ndarë informacionin.

Ai kërkoi që të veprohej ndaj parasë informale në media, pagesave për financime dezinformomi, të ngjashme me ato në vendet e BE-së dhe SHBA, sidomos në kohë zgjedhjesh dhe veçanërisht atyre të pagesave në dorë dhe në mediat online.

Braçe i kërkoi që Komisionit t’i dërgohej një informacion i detajuar nga Koçi, informacion që është i klasifikuar dhe nuk mund të ndahej publik, pasi ishte sekret shtetëror.

Pjesë nga diskutimi:

Enslemvera Zake: Sa i përket organizatave mediatike, një shqetësim që na ka ardhur edhe ne këtu nga aktivistë të ndryshëm, se pronarë apo ndikues me pozitë të fortë financiare, ndikojnë në mediat audiovizuale apo edhe nëpërmjet portaleve. Ka një mungesë transparence të fondeve që përdorin mediat, që mbetet një çështje shqetësuese për lirinë e mediave në vend. Duke vijuar më pas edhe me shmangien e taksave që krijon edhe shqetësimin që ne kemi për dezinformimin, për ndikimin në mënyrë jo të drejtë të financuesve të mediave, qoftë për dezinformimin apo orientimin drejt një fushe të caktuar.

Ervin Koçi: Sa i përket mediave që mund të financohen nga biznesmenë apo shmangen nga taksa. Ne ndjekim vetëm ato që kalojnë përmes kanaleve zyrtare, përmes bankave, tek noterët, shit-blerje aksionesh apo pasurish të paluajtshme. Çdo transaksion që mund të jetë nën dorë i takon organeve të tjera ligjzbatuese. Sigurisht në momentin që ne informohemi edhe ne veprojmë në këto raste, kur ka transaksione apo shitje aksionesh, në reagojmë. Por ne nuk mund të verifikojmë nëse ëhstë dezinformim, por nëse ka anomali, padiskutim që veprojmë, si pjesë e analizës. Dhe padyshim ka pasur shumë raste, të cilat janë referuar. Pasi shikojmë se ka anomali në transaksione, lëvizje parash, apo kur na vjen informacion nga vendet homologe, e referojmë në Polici. Kjo angazhohet për të gjetur origjinën e veprës, ose Prokuroria. Kemi referuar 40%. Ka shumë raste nga këto 40% që kemi referuar, ku është gjetur origjina e veprës. Por fillimisht kur e çojmë nuk kemi origjinë të veprës. Dhe është punë shumë e mirë, sepse ti ndjek paranë dhe po përpiqemi ta rrisim këtë edhe 50% edhe 60%, e kemi objektiv. Ka dhe raste mediatike, që ka qenë nga ne referimi, të cilat investigimi i bërë nga Policia, Prokuroria, SPAK, kanë arritur që të gjejnë elementë të veprës penale dhe të referojnë më tej. Në dy raste, ku janë gjetur origjinë të pajustifikuar të transaksioneve apo parave, çështjet janë referuar. Njëra ka përfunduar dhe tjetra është në proces penal. Edhe në media kanë qenë pjesë e investigimit nga ana jonë, por nuk mund të ndaj informacion për raste konkrete, sepse nuk ma lejon ruajtja e sekretit shtetëror.

Erjon Braçe: Në rast se doni të ndani informacion të klasifikuar, jemi pajisur të gjithë me certifikatë sigurie, mund të vijojmë me dyer të mbyllura! Ne duam të dimë flukset e parave që hyjnë në media, si ato legale, por edhe ato që qarkullojnë në dorë, sidomos në kohën e zgjedhjeve, sepse po afrojnë edhe zgjedhjet e vitit 2025 dhe ky fenomen është hasur edhe në vende të tjera të BE-së apo në SHBA së fundmi me “Russia Today”. Gjithashtu duam informacione edhe për fluksin e zmadhimit të kapitalit të disa kompanive, që përmendi edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, se kapitalet e disa kompanive janë zmadhuar shumë. Ne duam të dimë a keni informacion, sa është ky fluks apo kjo shumë dhe çfarë origjine ka. Sepse ka pronarë kompanish në BE, por që janë me origjinë nga Rusia, Bjellorusia dhe më gjerë. Dhe se çfarë mund të bëhet për këto raste, a ka vëmendje të shtuar. Ne presim çdo lloj rekomandimi për të ulur fluksin e parasë informale edhe në media. Sepse nëse ka një hapësirë kaq të madhe për të financuar në media, sidomos në median online, medoemos duhet vepruar, sepse hapësira nuk është krijuar vetëm për influencues brenda vendit, por edhe për ata jashtë vendit. Presim informacionin e dërguar nga ju, do të jemi në kontakt (informacioni dërgohet në mënyrë të klasifikuar, pasi nuk jepet publik, sepse përbën sekret shtetëror), sepse puna e komisionit do të vazhdojë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet