Dezinsektimi 'peng' i institucioneve, mushkonjat 'bëjnë kërdinë'! Ministria e Brendshme: Tenderi u pezullua, ISHP të rishikojë specifikimet teknike

Përplasja mes Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme dhe Institutit të Shëndetit Publik ka lënë pezull tenderin rreth 80 milionë lekësh për dezinsektimin që duhet të ishte kryer që në muajin maj. Sipas Ministrisë së Brendshme tenderi u anulua nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara që kërkoi nga ISHP rishikim të specifikimeve teknike, pasi ato të përcaktuara nuk krijojnë gjithëpërfshirje për të gjithë subjektet ofertues.

‘Është anuluar sepse duhen ribëre edhe njëherë specifikimet teknike nga ISHP. Specifikimet teknike nuk krijonin gjithëpërfshirje.’- thuhet nga Ministria e Brendshme.

Por në një intervistë për Report Tv, Instituti i Shëndetit Publik nëpërmjet entomologes, Enkelejda Dikolli, e heq përgjegjësinë nga vetja dhe thotë se zgjidhjen duhet ta japë agjencia e blerjeve të përqendruara.

‘Procesi i prokurimit të shërbimit të  dezinfektimit po kryhet në agjencinë e blerjeve të përqendruara. Është një proces në vazhdim dhe jemi në pritje të daljes së rezultatit. Procesi i dezinsektimit zakonisht fillon në fillim të sezonit, por këtë vit që ka pasur procedurë prokurimi ka pasur vonesa për arsye të kryerjes së kësaj procedure. Në programin e dezinfektimit ne synojmë kontrollin e mushkonjës në fazën larvore. Mushkonjat jetojnë 2 deri në 3 javë dhe 10-14 ditët e para të zhvillimit jetojnë nën ujë. Nëpërmjet programit ne ndërpresim daljen e mushkonjës nga uji. Ky cikël përsëritet. Nëpërmjet programit tonë, pavarësisht se në çfarë faze e fillojmë dezinfektimin, gjithmonë ndërhyjmë në fazën larvore. Procesi është duke u kryer në agjencinë e blerjeve të përqendruara, ndërsa lidhur me ankimimet apo ankesave të operatorëve ekonomik është komisioni i prokurimit publik që merret me shqyrtimin e ankesave të operatorëve ekonomik. Sigurisht me daljen e vendimit lidhur me përmbylljen e procesit të prokurimit, secili aktor do kryeje rolin që kanë që të kemi një efekt sa më të mirë të kontrollit të mushkonjave.  Roli ynë në terren është monitorues. Ne bëjmë monitorim në terren për të identifikuar vatrat aktive. Kryet trajtimi dhe më pas vlersimi i efektit të trajtimit të mbyllur. Ky është roli i ISHP’- tha Dikolli.

Por ndërsa jemi në mesin e verës dhe institucionet ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës, pasojat po i vuajnë qytetarët, pasi pickimet nga mushkonjat janë shtuar masivisht, shoqëruar me infeksione dhe pasoja të tjera. Për specialisten e ISHP vendi ynë nuk ka rrezik për përhapjen e sëmundjeve të transmetueshme nga mushkonjat.

‘Insektet gjëja e parë që japin është bezdia. Kemi dhe mushkonja që janë transmetuese të sëmundjeve të ndryshme, por nuk kemi vend për panik. Nuk kemi sëmundje të transmetuara të identifikuara në vend. Synimi jon është mbajtja e popullatës së mushkonjave në kontroll për të ulur shkallën e bezdisjes’.- u shpreh Dikolli.

Mjekja entomologe, Enkelejda Dikolli sqaron se sa u takon shqetësimeve të hasura në zonën e Orikumit, kanë ardhur nga insekte të tjera, si Ariet, të cilat nuk janë pjesë e procesit të dezinsektimit.

‘Gjatë sezonit veror ka një lloj konfuzioni sa i përket insekteve pickuese dhe të gjithë i referohen  mushkonjave, por në fakt jo të gjithë janë mushkonjave. Insekti i bardhë që ju i referoheni është një insekt i vogël, harie. Janë bezdisëse dhe pickuese. Nuk janë mushkonja. Nuk kanë të njëjtën biologji zhvillimi me mushkonjat, prandaj nuk janë subjekt dezinfektimi. Hariet, kanë pickime të dhimbshme. Bezdia që japin është e madhe. Kanë një kohëzgjatje deri në 2 jave’.- tha mjekja.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mistiku: 14/07/2022 17:56

    Paska dale te flase MBETURINA USHQIMORE E TRETJES Enkelejda Dikolli. Je xhindosur se te iku rroga qe merje nga NRG mbeturine? Po te forta i paske rrenjet qe ste bejne derman as raportet e KLSH se duhet te ishe ne burg sot e jo te jepje intervista. Mbaj pergjegjesi per kriteret qe ke vene per NRG dhe Flutura Nuredinin. Ske faj se ke merak ta heqin burrin e motres nga puna po se kapen tenderin kte here e ty te iken rroga qe te jepnin qe ti firmosje nga zyra ato alla inspektimet e efektit . ZGJOHU SPAK dergoje me ceremoni aty ku e meriton kjo

    Përgjigju
  • Riku: 14/07/2022 09:35

    Po futi nje prokurim te drejteperdrejte se iku vera. Cudi. Bejme tunele miliona euro e nuk sprucojme per mushkonja.

    Përgjigju
  • Marco: 14/07/2022 00:15

    Kjo Enkelejda qe del e flet ketu ka dal ne skandalet e publikuara si e pershire me ate italianin e kompanis NRG qe ka kapur tenderat per kete pune, tani del e na jep mend se perse nuk behet tenderi. Enkeleda prej teje dhe atyre makuteve qe ju kan denoncuar nuk behet, nuk ka shtet ketu se ti tani minimalisht do ishe pa pune ose ne burg.

    Përgjigju
    • Flutura: 14/07/2022 18:00

      Nuk e gjen gje jo po dhe si shtazarake qe eshte ka guxim del flet per kritere e ja fut agjensise se blerjeve te perqendruara kur ne dokumentat e tenderit para se te firmoset fituesi ka vene kriter kjo vemja lepirese ti kontrollpje dokumentat ishp. Hahahahaha nuk e di kush e ka mesuar te dale te jape interviste po shpresojme qe spaku te zgjohet nga gjumi veror e ta heqe qafe kte vemje lepirese duke kontrolluar dokumentat e tenderave te dezinsektimit qe nga viti 2014

  • Haha: 13/07/2022 22:41

    Rol monitorues ke ti ENKELEJDA DIKOLLI? Apo rol PER TE VENDOSUR KRITERET E TENDERIT? Kriteret i ke vendosur ti dhe ti duhet te mbash pergjegjesi per kasaphanen qe po behet ne Shqiperi sot nga mushkonjat po ti do ta mbulosh m... me sh... e del jep intervista... spaku fle gjume e ti ben namin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite