Ditën e sotme do të kryhet procesi i dezinsketimit nga ajri në Gjirin e Lalëzit. Trajtimi do të kryhet me produktin VectoBac që përmban agjent biologjik Bacilus turingensis israelensis shtami AM 65-52. Aplikimi do të kryhet nga ajri me anë të sistemit të aplikimit të montuar ne avion ANTONOV II. Kalibrimi i avionit do të kryhet herët në mëngjes në Aeroportin e Rinasit dhe rreth orës 6:30 të mëngjesit do të filloje desinsektimi në Gjirin e Lalëzit, zona e brezave ujëmbajtës dhe kanaleve midis pyllit me pisha.
/Shqiptarja.com








