Dhëmbët e ndarë të
fëmijëve, ç’duhet të dini

Dhëmbët e ndarë të<br />fëmijëve, ç’duhet të dini
TIRANE - Hapësirat ndërmjet dhëmbëve të fëmijët, posaçërisht atyre të përparmë, janë një hall i madh për shumë prindër. Kjo rrallësi ndërmjet dhëmbëve mund të ndikojë në simetrinë e fytyrës, estetikën, të folurit, sjelljen sociale dhe fleksionin e duhur. Shumë faktorë mund t'i shkaktojnë këto rrallësi (diastema). Çelësi i përmirësimit të diastemës qëndron në të kuptuarit e këtyre faktorëve favorizues.

Diastema e mesit - diastema mediana është një hapësirë ndërmjet incizivëve qendrorë të sipërm. Kjo diastemë është e zakonshme të fëmijët si pjesë e zhvillimit normal dental. Diastemat janë të pranishme në 97% të e gjithë mosha pesëvjeçare. Të fëmijët e moshës 6 deri 8 vjeçare ato janë të pranishme në 50% të rasteve. Mirëpo, të moshat më të mëdha diastemat janë më të rralla, sepse shumica e këtyre hapësirave mbyllet në mënyrë natyrale.
Shkaktarët e mundshëm të diastemës të fëmijët:
Diastemat janë normale gjatë rritjes dhe zhvillimit dental të fëmijës!

Arsye për këtë është se rreth moshës 8 vjeçare, incizivët lateral të pa dalur fillojnë të shtyjnë rrënjët e incizivëve qendrorë-tashmë të dalë gjë që shkakton formimin e hapësirës ndërmjet incizivëve qendrorë. Por më vonë, rreth moshës 12 vjeçare, kur fillon dalja e dhëmbit të sipërm të syrit- kaninit- ndikon në mbylljen e diastemës ndërmjet incizivëve.
Incizivët lateralë të vegjël

Në këto rastë kjo bën që incizivët qendrorë të largohen njëri nga tjetri duke dhënë hapësirë ndërmjet dhëmbëve të përparmë.
Kafshimi i thellë
Kjo është një situatë kur dhëmbët e përparmë të sipërm mbulojnë së tepërmi ata të poshtmit. Gjatë këtij kafshimi dhëmbët e sipërm shtyhen përpara dhe krijohen hapësirat ndërmjet tyre.
Shprehitë e këqija

Kafshimi i buzës së poshtme mund t'i protrudojë dhëmbët e sipërm. Tonusi i dobët i muskulaturës së buzëve mund të shkaktojë protruzionin e dhëmbëve të përparmë. Vendosja e gabuar e gjuhës - vendosja e saj përpara ndërmjet dhëmbëve të përparmë (interponimi i gjuhës) - mund të ndikojë në pozitën e incizivëve.
Çrregullimi i baraspeshës së muskulaturës
Gjuha mund t'i shtyjë incizivët përpara në rast të anomalisë së lindur të gjuhës së madhe -- makroglosia.

Çrregullimet hormonale
Një çrregullim endokrin, siç është akromegalia, shkakton rritjen e tepërt të nofullave, por dhëmbët janë me madhësi normale, gjë që sjell në formimin e diastemave.
Pengesat fizike
Dhëmbët e mbinumërt, siç është meziodensi, pengojnë afrimin e incizivëve qendrorë në pozitë normale. Në rastë të tjera cistat mund të formohen ndërmjet dhëmbëve po ashtu duke penguar pozitën normale të incizivëve. Nganjëherë, indet e tepërta ndërmjet dhëmbëve, siç është frenulumi i buzës së sipërme, pengojnë incizivët qendrorë të takohen.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha