TIRANE - Në seancën e 30 ndaj Arben Frrokut, i pandehur për vrasjen e shefit të komisariatit të Kombinatit Dritan Lamaj, prokurorët urdhërojnë shoqërimin në komisariat të dëshmitarit Ylli Memia, ish-gardist, direkt nga salla e gjyqit. Pas 8-orësh shoqërimi me urdhër të prokurorit, ish-gardisti është lënë i lirë, pasi hetimet ndaj tij për dëshmi të rreme do vijojnë në gjendje të lirë.

A1Report sjell pamjet eksluzive të momentit të shoqërimit të Memias, i cili pas prangosjes në senacë dërgohet në polici.

Sipas Akuzës dëshmitari i mbrojtur Fatmir Vladi pretendon se 2 orë pas vrasjes së Lamajt në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet shkurtin e vitit të shkuar, personi i parë që ai ka telefonuar dhe i ka treguar për ngjarjen është Memia. Ky i fundit ka mohuar komunikimin që sipas akuzës ky qëndrim konsiderohet dëshmi e rreme pasi rezulton e provuar nga tabulatet telefonike që Vladi e Memia të kenë folur me njëri-tjetrin.

Në seancën e kësaj të mërkure ishte planifikuar dhe dëshmia në proces e dy ish-drejtuesve të policisë Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj, të cilët kanë munguar për arsye private, teksa Prokuroria vendosi t’i thërrasë sërish në senacën e rradhës më 19 nëntor.

(Video ekskluzive)