Dha leje abuzive për shtatë pallate në Kavajë, kallëzohet kryebashkiaku i PD Isa Sakja

Dha leje abuzive për shtatë pallate në Kavajë, kallëzohet kryebashkiaku i PD Isa Sakja

Isa Sakja, kryetari i Bashkise se Kavajes

Kallëzohet penalisht nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, drejtoresha e Zhvillimit Urbanistik dhe kryeinspektori i Mbrojtjes së Terriorit në këtë bashki. Kryebashkiaku i zgjedhur nga Partia Demokratike, dhe dy zyrtarët e lartë të bashkisë, akuzohen për shpërdorim të detyrës në dhënien e lejeve për shtatë objekteve shumëkatëshe në dëm të territorit publik.

Këto abuzime i ka denoncuar më herët edhe kryeministri Edi Rama, i cili më 31 mars, teksa pati një vizitë në Golem, tha se Bashkia e Kavajës nuk bën investime në interes publik, por "ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën"..."Dhe s’kanë faj përderisa sot akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë", theksoi kreu i qeverisë, akuza për të cilat pati edhe një reagim nga kryebashkiaku Sakja.

Isa Sakja është në krye të Bashkisë së Kavajës prej dy vitesh.

Njoftimi për kallëzimin nga IKMT

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, kryetarin e Bashkisë, Isa Sakja. Kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi. Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë. 

IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KUJTIM: 25/05/2019 01:10

    I lutem KRYEMINISTRIT EDI RAMA TE FILLOJE PRISHJEN E KETYRE PALLATEVE TE KOTA SIC PRISHE PALLATIN E BASHES NE VLORE,,,DHE NE VEND TE PALLATEVE TE NGRIHEN HOTELE ME 5 YJE SI PRESTIGE RESORT,,,PALLATET NUK PUNESOJNE NJEREZ, ,,HOTELET PO...

    Përgjigju
  • Ilo: 15/04/2019 18:27

    E cuditshme ky dukej nje nga djemte e mire te PD, po' me duket qe eshte partia qe i dhjet.

    Përgjigju
  • Finalmente: 15/04/2019 16:10

    Ne Kavaje e Golem,vazhdon te ndertohet,buze rruges dytesore e buze detto,nje S'ka'ndal i verrete!?Te gjitha lejet duhet te kalohen ne site"

    Përgjigju
  • Fredi: 15/04/2019 14:16

    Ky në burg e ndërtesat të shemben. Paratë që ka vjedhjeur ti sekuestrohen dhe tu jepen sherbimeve qe do pastrojnë gërmadhat pas shembjes dhe rehabilitim të vendit. Kështu të veprohet në të gjithë republikën nga Konispoli në Vermosh!

    Përgjigju
    • Vlora: 18/04/2019 22:32

      Po fredi ke shum te drejt dergoje mamin te marr paret...

  • Maks: 15/04/2019 13:54

    Dihet nga gjith populli qe pedeistat jan hajduter te medhenj dhe kjo u veretua tani ngelet ti marrin prej sume dhe ti rrasin ne burg

    Përgjigju
  • Drejtesia: 15/04/2019 13:49

    Do shikoni shume shpejt zullumqaret e PD-LSI,qytetaret tashme keta plehra do i hedhin ne koshin e plehrave keta funderrina qe na cane menderen tash 30 vjet.

    Përgjigju
  • bingo: 15/04/2019 13:41

    Edi plehra fillon sulmin po akoma nuk e ka kuptuar qe i ka ardhur fundi.zullumi yt dhe i erionit tend nga hundet do te dale.fundin e ke shum afer pleher e dreqit.

    Përgjigju
  • Populli: 15/04/2019 13:40

    O zot ne dore te kujt ka mbetur Kavaja,ne dore te Saje Sakja qe ka ecur gjithe jeten zbath,keqardhje per Kavajsit.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 15/04/2019 12:59

    I shkon sapuni eshte b... q... Kavaje

    Përgjigju
  • Anonim: 15/04/2019 12:26

    Imagjinojeni sa burg duhet te ha Lali Eri me 300 leje abuzuese qe ka dhene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)