Dhe yjet rrijnë e vështrojnë

Dhe yjet rrijnë e vështrojnë

Stadiumi Air Albania

Nga FSHF rrjedh informacioni se «organet» janë duke shqyrtuar miratimin e një skeme të re të organizimit të kampionateve kombëtare të moshave. Natyrisht që duke respektuar traditën tashmë te konsoliduar, procesi që po zhvillohet në atë që quhet Shtëpia e Futbollit është i mbyllur, jo-transparent dhe krejt arbitrar për vetë futbollin.

Së pari, vendimi për strukturën e kampionateve po merret vetëm dy javë para datës së fillimit të kampionateve. Me siguri unik në tërë UEFA-n, ky është një vendim në kundërshtim me statutin dhe kundër çdo logjike normale në futboll. Një veprim që mund ta kryejnë vetëm individë që ndonëse drejtojnë futbollin duken qartë që futbolli është gjëja që ju intereson më pak.

Së dyti, nuk është bërë asnjë konsultim paraprak me komunitetin dhe sidomos me palët e interesuara direkt. Me këtë krerët e FSHF dëshmojnë se askush nuk i ka informuar se së paku teorikisht se ata janë njerëz të zgjedhur nga komuniteti i futbollit. Se mandati që kanë marrë (?!) është për të bërë vendime në interesin e atij komuniteti ashtu si do dhe si e shikon për mbarë anëtarësia dhe jo si e thurin mendjet e paditura të kupolarëve apo si e kërkojnë interesat e tyre korruptive.

Sipas informacioneve po edhe duke pasur të qartë mentalitetin primitiv të kupolës drejtuese, jam i bindur se «skema e re» nuk do të jetë tjetër veçse një proces larje hesapesh me ca dhe shpërblimesh për ca të tjerë. Pseudo-ekspertet dhe pseudo-komiteti në ketë rast nuk do t’i lënë asgjë mangët komisionit famëkeq të dëbim-internimeve të kohës së diktaturës.

Bëj thirrje që t’i thërrasin mendjes dhe të mos e trashin zullumin sa nuk është akoma vonë. Të mos ta shndërrojnë Shtëpinë 10 milionë euroshe të Futbollit në «shtëpinë me gjethe». Koha është vërtet e dallkaukëve por futbolli është i atyre që derdhin paratë, djersën dhe pasionin në të. Mjaft!

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi