Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, dhe vajza e Presidentit të SHBA-ve, Ivanka Trump, kanë mbërritur këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës, ku pritet të zhvillojnë një sërë takimesh private me studio arkitekturore dhe përfaqësues të fushës së zhvillimit urban dhe turistik.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se vizita e Kushner dhe Trump lidhet me interesin për projekte të mundshme zhvillimore në Ishulli i Sazanit dhe zonën e Zvërnec, dy nga hapësirat më të diskutuara vitet e fundit për investime strategjike.

Takimet e planifikuara pritet të zhvillohen në një nga hotelet e zonës së Lungomares në Vlorë, larg vëmendjes publike dhe mediave. Burime bëjnë me dije se në këto takime fokusi do të jetë mbi konceptet arkitekturore, zhvillimin turistik elitar, si dhe mundësitë e integrimit të projekteve me karakter natyror dhe historik të zonës.

Mbërritja e Kushner dhe Ivanka Trump në qytetin bregdetar është shoqëruar me masa të forta sigurie, të ndërmarra nga Policia e Vlorës, ç’ka ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe ka konfirmuar karakterin sensitiv të vizitës. Forcat e rendit kanë qenë të pranishme në pikat kryesore të lëvizjes së delegacionit, si dhe pranë ambienteve ku pritet të zhvillohen takimet.

Sipas informacioneve paraprake, Kushner pritet të qëndrojë gjatë gjithë ditës së sotme në Vlorë, ndërsa temat e diskutimit, siç e përmendëm më sipër, lidhen drejtpërdrejtë me projektet e pritshme zhvillimore në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë në Zvërnec dhe Ishullin e Sazanit, të konsideruara si zona me potencial të lartë strategjik dhe turistik.

Kjo është hera e dytë që dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump viziton Vlorën, ç’ka tregon një interes të vazhdueshëm për këtë zonë dhe për projektet që mund të zhvillohen në të ardhmen.

R.Xh/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhoi: 21/01/2026 12:02

    "Kanë ardhur për të marë Edin"....Salën nuk e marin dot sepse nuk i lejohet hyrja nga që është NON GRATA.... A e kuptojnë shpellarët çfar do të të thotë non grata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 20:34

    15 vite nga ‘21 janari’, kush mendoni se urdhëroi për të qëlluar qytetarët?