DHËRMI - Pronari i hotelit 'Hilton' dhe dy punonjës të tij ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryenin disa punime me ndriçimin e jashtëm të hotelit pasditen e sotme.
Si pasojë ka ndërruar jetë në spital pronari i hotelit, Aldo Metani, ndërsa dy punonjësit E.H. dhe K.N., janë në gjendje të rëndë, bëjnë me dije burime për Report Tv.
Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve të marra gjatë kontaktit. Mbetet për t'u parë në vijim gjendja e dy punonjësve të tjerë.
Siç bën me dije gazetari i Report Tv, Armand Xhelili 3 personat kanë qenë duke vendosur një shtyllë ndriçimi të jashtëm, ndërkohë që janë afruar me linjën e lartë të tensionit të lartë dhe ka rënë masë. Ndërkohë pritet të mbërrijë helikopteri për të dërguar drejt Tiranës dy punonjësit në gjendje të rëndë.
'Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.', thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
'Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.', thuhet në njoftimin paraprak.
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3674
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Vijojnë fkakët në fushën e mbetjeve, pamje me dron të tymit toksik që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar! Dredha: Zjarri nga dora e njeriut
26 Korrik, 11:26
-
Përplasin Audin me Nissanin në Ksamil, 4 të rinjtë rrihen me njëri tjetrin, përfundojnë në polici
26 Korrik, 09:51
-
KPA pezullon gjyqtarin e Vlorës, Laurent Fuçia, e dërgon për riedukim në Magjistraturë
25 Korrik, 17:09
-
Bajram Peçi: Na merr ujin dhe na prish të ardhmen
25 Korrik, 16:14
-
Vlorë/ Zjarri përfshin fushën e mbetjeve, tymi përhapet në gjithë qytetin! Era favorizon përhapjen e flakëve
25 Korrik, 15:19
-
Beqaj në burg, SPAK kontrollon apartamentin në Vlorë, shpërthen derën! Avokati: S’është i tij! Burime: Ish-ministrit iu gjetën foto të banesës me të njëjtin arredim
24 Korrik, 17:34
-
Vlorë, të huajt po blejnë apartamente në bregdet! Kërkesa rrit çmimet, shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë
24 Korrik, 17:09
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Berisha bashkë me Metën, Dulen e Ndokën, koalicion përballë PS-së në 4 gusht
24 Korrik, 14:39
-
'Nuk mund të paguhet një natë parkimi sa gjysma e asaj që paguajmë në hotel!' Kryebashkiaku i Vlorës Dredha për Report Tv: Po abuzohet, kemi ngritur Task Force! Bizneset kanë ulur çmimet
24 Korrik, 13:38
-
Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë
24 Korrik, 11:19
-
Sistemimi i plazhit publik të Vlorës, Rama publikon pamjet: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas për ata që duan të shijojnë bregdetin
24 Korrik, 08:44
-
Ylli i Interit dhe i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova
23 Korrik, 22:44
HotelI quhet HILDON che jo HILTON
PërgjigjuHotel me standarte. Kështu do i plagosin dhe pushuesit këta biznesmenët e shtetit.
PërgjigjuC'dreqin perdorin emrin /Hilton/ per hotelin,apo kerkojne te afermit e ketij qe nderoi jete te perfundojne ne gjyq nga Hilton-et e vertete per perdorim emri dhe aq me teper ne nje hotel?!
PërgjigjuPo ti je nje nga Hilto_et qe po' shkruan idiotsira? Para se te hapesh gojen , pertypi mire fjalet.