Dhimbja e kokës
shkaqet dhe trajtimi

Dhimbja e kokës<br />shkaqet dhe trajtimi
TIRANË -  Cilët janë shkaqet dhe faktorët e riskut që mund të sjellin një dhimbje koke që na shqetëson çdo ditë, trajtimi i saj në shërbimin ambulator dhe si e vendosin mjekët se çfarë kure duhet të ndjekim.

SHKAQET E MUNDSHME:


Ka pak te dhëna në lidhje me frekuencën e dhimbjes së kokës përsa i përket shkaqeve e saj. Shumica e pacientëve kanë dhimbje tensive ose migrenë. Këto të dyja mund të bashkë-ekzistojnë ose të mbivendosen . Afërsisht 90% e pacientëve me dhimbje koke kane migrenë ose dhimbje koke tensive. Zakonisht shumë pacientë të diagnostikuar me sinuzit kanë migrenë. Vetëm 20 % e pacientëve me migrenë kane migrenë klasike (me aure, dhimbje pulsuese unilaterale, fotofobi, fonofobi dhe anamnezë familjare pozitive)

DISA NGA SHKAQET E DHIMBJES SË KOKËS

1. Dhimbja tensive e kokës
2. Migrena
3. Cluster
4. Shkaqet medikamentoze (Nitratet, kalcibllokuesit, vasodilatatorët -hidralazine, minoxidil, baktrima, mbipërdorim analgjezikësh)
5. Struktura të tjera, si: skalpi (tinea, tërheqje e flokëve); vaskulare (arterit temporal, disekacion i a. karotide ose a. vertebrale, post endarterektomi); sytë (glaucoma, neurit optic); veshët , sinuset e inflamuara, dhëmbët e prishura, prekjet faciale (si neuralgia trigeminale); rigiditeti i qafës, etj.
6. Sëmundje febrile akute
7. Çrregullimet metabolike (si: hipoksia, hiperkarbi, hipoglicemi, dializa);
8. Hipertension- feokromocitoma, emergjenca hypertensive, crreg. shtatzanie
9. Fiziologjike: depresioni, ankthi, hipokondriaze, somatizim, fibromialgjia, Lodhja kronike;
10. Drogat ose toksinat - CO, kokaine, arsenik, cianid, alkol, kafeine dhe ëithdraëal (alkol, kafeine, opioide)
11. Pak dhimbje koke, kanë shkaqe intrakraniale, si psh: Infeksion: meningit, abscess, herpes, toxoplazma, lyme; Lezion intrakranial: tumor; Hemorragji: subaraknoidale, subdurale, hypertensive, ishemi, TIA; Traumatike; PIC: rritje presioni intrakranial, pseudotumor cerebri; Ulja e PIC: post PL, post traumatike e rrjedhje LCS; Kockore: osteomielit, MM, paget; Të tjera: tromboze sinusi venoz, sindromi i vena cava superior.
12. Dhimbja e kokës në sforcime ushtrimore (ku 10 % e tyre janë organike);
13. Ngrënia e shpejtë e ushqimeve të ftohta (si psh akullores)

HIPERTENSIONI DHE DHIMBJA E KOKËS:

Vlera lehtesisht ose mesatarisht të rritura të TA nuk japin dhimbje koke. Në këto raste ka me shumë mundësi që dhimbja e kokës të sjellë reagimin e pacientit dhe rritje të tensionit arterial (TA). Praktikisht, që TA të japë dhimbje koke duhet që tensioni arterial diastolik të jetë > ose = 120 mmHg. Në raste të emergjencës hipertensive një nga symptomat është dhe dhimbja e kokës.

Nuk duhet harruar refleksi Cushing- në rast të një aksidenti cerebrovaskular (AVC) për shkak të rritjes së presionit intrakranial (PIC) ndodh rritje reflektive e TA që mund të arrije dhe vlera shumë të larta. Ky është një reflex mbrojtës për të siguruar perfuzionin e indeve cerebrale në terren të rritjes së PIC. Këta pacientë mund të kenë dhe dhimbje koke dhe në këtë rast as dhimbja e kokës as HTA nuk janë shkak të njëra tjetëes por shkaktohen të dyja nga rritja e PIC.

TË DHËNA PËR NJË DHIMBJE KOKE ME SHKAK TË RËNDËSISHËM ORGANIK

Dhimbje shumë e fortë e menjëhershme pra që arrin intensitet maksimal në pak minuta. Cluster mund të ngatërrohet me këtë por është intermitente dhe zgjat pak (1-2 orë maksimumi); Dhimbja e parë e kokës ose më e forta që ka pasur ndonjëherë është shenjë e rëndësishme- dhimbje koke jo të ngjashme me ato të mëparshmet; Dhimbje koke që po përkeqësohet; Shenja neurologjike lokale; Temperatura tregon për karakter infektiv: lokal cerebral ose sistemik;

Ndryshime në statusin mendor; E zgjon natën pacientin; Zhvillimi i shpejtë i dhimbjes së kokës pas ushtrimit fizik; Dhimbje koke që përhapet në shpatulla; Dhimbje e re koke nën 5 vjeç ose mbi 50 vjeç; Dhimbje e re koke në një pacient me cancer të bën të mendosh për metastaza, në HIV për infeksion oportunistik ose tumor; Dhimbje koke në gravidance ose postpartum: pre-eklampsi; Dhimbje koke e lidhur me një traumë në kokë; Dhimbje koke rezistente ndaj trajtimeve;

TRE JANË SHENJAT E RREZIKSHME NË EKZAMINIM NEUROLOGJIK

• Rigiditeti nukal (ose ngrirja e qafës)
• Papiledema e syrit
• Shenja neurologjike

Disa nga indikacionet për ekzaminime imazherike ne rastin e dhimbjes se kokës: Nëse i semuri ka një nga 3 shenjat e rrezikshme të përmendura më lart; Mundesia që skaneri (CT) të tregojë lezione sinjifikante nëse nuk ka ndonjë nga 3 shenjat e lartpërmendura është më pak se 1%; Te dhëna të paqarta mbi rolin e ekzaminimeve imazherike përmenden rastet e dhimbjes së re në mosha te mëdha, kur ka përkeqësim të dhimbjes së kokës me provën Valsava, dhimbjes së kokës që e zgjon pacientin natën, ose dhimbje koke që po përkeqësohet.

BËRJA E SKANERIT (CT) DO TË KONSIDEROHEJ E NEVOJSHME NË KËTO RASTE, KUR KA:

• Ndryshim të rëndësishëm të frekuencës dhe gravitetit të dhimbjes se kokës kohët e fundit;
• Përkeqësim dhe rezistencë të dhimbjes se kokës edhe pse nën trajtim me barna;
• Shenja dhe simptoma neurologjike lokale;
• Zhvillimi i dhimbjes se kokës nga sforcimi fizik, koitus ose kolla;
• Mavijosje periorbitale;
• Zhvillimi dhimbjes së kokës, pas moshës 40 vjeç.
Rezonanca magnetike (MRI) preferohet nëse dyshohet per lezione ne fosën posteriore ose për një problem vaskular.
Punksioni lumbar është i nevojshëm:
Nëse dyshon për hemorragji subaraknoidale dhe kur skaneri (CT) është normal; Nqs dyshon për shkak infektiv të dhimbjes së kokës. Rrallë janë të nevojshme analizat e gjaku( vetëm nëse mjeku dyshon për anemi).

TRAJTIMI IMEDIAT I DHIMBJES SË PADIFERENCUAR TË KOKËS NË URGJENCË

Pasi mjeku përjashton shkaqet serioze, jetëkërcënuese ose shkaqe organike zakonisht mund të rekomandojë: Barna antiinflamatore me një antiemetik (kunder të vjellave); Parimet e përgjithshme të trajtimit të dhimbjes së kokës përfshijnë trajtimin konservativ dhe atë me barna.

TRAJTIMI KONSERVATIV (JOMEDIKAMENTOZ) PËRMBLEDH:

Shmangien e precipituesit të dhimbjes së kokës (nqs është e mundur); Shpjegoi pacientit shkakun dhe ecurinë e dhimbjes së kokës. Shumë pacientë shkojnë tek mjeku për tu siguruar që nuk është diçka serioze sesa thjesht për qetësim të dhimbjes së kokës; Terapinë fizike me masazh të ngrohtë të lagësht të skalpit dhe qafës (sidomos nga dikush tjetër) për të relaksuar muskujt-terapia manuale; Teknika relaksimi për minimizimin e stresit; Ushtrimet fleksuese kranio-faciale dhe O2 hiperbarik.

TRAJTIMI MEDIKAMENTOZ PËRMBLEDH:

1. Acetaminophen 650 mg oral çdo 4-6 orë sipas nevojës ose antiinflamatorë josteroidë;
2. Kafeina mund të rrisë efektin analgjesik të preparateve të tjera orale;
3. Kombininet e analgjezikeve mund të jenë të efektshme në dhimbje të fuqishme të kokës dhe që nuk i përgjigjen paracetamolit dhe barnave antiinflamatore;
4. Antidepresantët mund të përmirësojnë dhimbjet e kokës sidomos në pacientët me dhimbje koke kronike.

MIGRENA DHE TRAJTIMI I ATAKUT MIGRENOZ

Në format e lehta deri në të mesme, rekomandohen analgjezikë të thjeshte ose të kombinuar, si psh; Acetaminophen 1000 mg, lehtëson dhimbjen ne migrenën akute; Antiinflamatorët josteroidë (AINS) jane medikamentet e linjes se pare ( ibuprofen, naproksen); Kombinimet acetaminophen/aspirine/kafeine mund te jene me efetkive se ibuprofeni i vetëm ose sumatriptani oral. Antiemetiket mund te jene efektive dhe ndonjehere edhe si monoterapi- prochlorperazina iv, oral ose rectal mund te jete disa here dhe me efektive se ketorolak i/v ose sumatriptan.

Në format më të rënda të krizave ose forma të mesme dhe të lehta që nuk i pëgjigjen trajtimit të mesipërm zakonisht përdoren:
Triptanet: Dihidroergotamina mund të jepet i/v, i/m, ose si nasal spray; Triptanet shoqerohen me lehtesim me te shpejte te dhimbjes se kokes por me me shume rekurenca sesa dihydroergotamina; Sipas disa studimeve, Lidokaina intranasal mund të jetë efektive në migrenë;

Medikamente te tjera qe mund te jene efektive por jane te kufizuara ne përdorim për shkak te efekteve anësore janë: droperidol, butorphanol, dhe haloperidol. Dexametazoni mund te ule rekurencat e dhimbjes se kokes në 72 orë; Per dhimbje te lidhura me periodat: Triptane, ac mefenamik.

Profilaksia e dhimbjeve migrenoze të kokës përmbledh fillimin me doza të vogla dhe rritjen graduale sipas nevojës deri në arritjen e efektit qetësues. Trajtimi mund të marrë 2-3 muaj. Si zgjedhje e parë për profilaksinë në rastin e dhimbjeve të kokës jaëe: Beta bllokuesit: propranolol 80-160 mg/d ose metoprolol 100-200 mg/d, Antidepresantët triciklike: amitriptiline 10-100 mg/d ,Topiramati , barnat antiepileptike( si, divalproex, gabapetine) e barnat Antidepresive(si venlaflaxina).

Pas 6 muajsh trajtimi mjeku mund të ulë dozën gradualisht në doza të vogla dhe monitoron dhimbjen e kokës,duke mbajtur ditar ditor që rregjistron dhimbjet e kokës. Kombinimi i triciklikeve dhe terapi ndaj stresit është parë më efektive sesa secili prej tyre më vete.
*MJEKE FAMILJE

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash