Dhimbja e thembrës
si ta kurojmë

Dhimbja e thembrës<br />si ta kurojmë
TIRANE - Fasciiti ishputës është shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve në pjesën e poshtme të thembrës. Rreth 2 milionë pacientë janë trajtuar për këtë gjendje çdo vit.Fasciiti i shputës ndodh kur banda e fortë e indeve që mbështet harkun e këmbës tuaj irritohet dhe inflamohet.

Fascia plantare pra banda e shputës është një ligament i gjatë i hollë që shtrihet direkt nën lëkurë në pjesën e poshtme të këmbës suaj. Ajo lidh thembren me frontin e këmbës tuaj, dhe mbështet harkun e këmbës tuaj.

Fascia e shputës është projektuar për të absorbuar streset e larta dhe tendosjet kur ne ecim. Por, ndonjëherë, presioni shumëi lartë dëmton ose gris këtë fascie. Përgjigja e natyrshme e trupit ndaj lëndimit është inflamacioni, i cili rezulton në dhimbje në thembër dhe ngurtësim të fascies së shputës.

Epikalkaneusi nuk e shkakton dhimbjen e thembres nga fasciti plantar

SIMPTOMAT

Simptomat më të zakonshme të fasciitit të shputës përfshijnë:
• Dhimbje në pjesën e poshtme të këmbës pranë thembrës
• Dhimbje me hapat e para pas çuarjes nga shtrati në mëngjes, ose pas një periudhe të gjatë pushimi, të tillë si pas një udhëtim të gjatëme makinë.Dhimbja qetësohet pas pak minutash ecjeje.
• Dhimbjee madhe pas (jo gjatë) ushtrimeve apo aktiviteteve.

TRAJTIMI

Trajtimi konservativ (joKirurgjikal)

Më shumë se 90% e pacientëve me fasciit të shputës do të përmirësohet brenda 10 muajve duke filluar nga metodat e thjeshta të trajtimit.

Pushim: Zvogëlim apo edhe ndalimin e aktiviteteve që bëjnë që dhimbja të përkeqësohet është hapi i parë në zvogëlimin e dhimbjeve. Ju mund të keni nevojë për të ndaluar aktivitetet atletike ku këmbët peshojnë në një sipërfaqe të vështirë (për shembull, të vrapuarit apo aerobi me hapa).

Akull: Rrokullisje të shputës mbi një shishe me ujë të ftohtë ose akull për 20 minuta është efektive. Kjo mund të bëhet 3-4 herë në ditë.

Medikamente antiinflamatorejosteroide: të tilla si Ibuprofen ose Naproxen zvogëlojnë dhimbjen dhe inflamacionin.Përdorimi i ilaçeve për më shumë se 1 muaj duhet të rishikohet nga mjekun juaj i kujdesit parësor.

Ushtrime: Fasciiti i shputës rëndohet nga muskujt të shtrënguar apo tendosur të pulpës. Ushtrime të tipit Stretching për pulpen dhe fascien plantare janë mënyra më efektive për lehtësimin e dhimbjes që vjen nga tendosja e tyre.


SHTRIRJE-TERHEQJE-TENDOSJA E PULPES (CALF STRETCH)

Mbështetu përpara kundrejt një muri me një gju të drejtë dhe thembra në dysheme. Vendose këmbën tjetër përpara me gju të përthyer. Për të zgjatur e pulpes dhe kordonin e thembres, shtytje bacinin tuaj drejt murit në një mënyrë të kontrolluar. Mbajë këtëpozicion për 10sekonda dhe relaksohuni. Përsëriteni këtë ushtrim 20 herë për secilën këmbë. Një tërheqje e fortë në këmbë duhet të ndihet gjatë shtrirjes.

TERHEQJA- SHTRIRJA E FASCIES PLANTARE (PLANTAR FASCIA STRETCH)

Kjo tërheqje kryet në pozicion ulur. Kaloni këmbën tuaj të prekur mbi gjurin e këmbës tjetër. Kapni gishtërinjtë e këmbës suaj tedhimbshme dhe ngadalë tërhiqi ata drejt jush në një mënyrë të kontrolluar.

Në qoftë se kjo është e vështirë për të arritur këmbën tuaj, mbeshtill me një peshqir përreth gishtit të madh tuaj për të ndihmuar në tërheqjen e gishtërinjeve drejt jush. Vendosni dorën tjeter përgjatë fascies se shputës.

Fascia duhet të ndjehen si një bandë e shtrënguar, tendosur përgjatë pjesës së poshtme të këmbës suaj, kur je e shtrini apo terhiqni. Mbajeni të shtrire, tendosur apo terhequr për 10 sekonda. Përsëriteni atë 20 herë për secilën këmbë. Ky ushtrim është më mirë te behet në mëngjes para se te çoheni apo te ecni.

Injeksione kortizoni: Kortizoni,është një lloj steroidi, antiinflamator mjaft i fuqishem. Ai mund të injektohet në fascien e shputës për ta redukuar inflamimin dhe dhimbjen.

Mjeku juaj mund të kufizojë injeksionet e kortizonit pasi injeksione të shumta steroidesh mund të shkaktojë rupture- këputje të fascies, e cila mund të çojë në një këmbë të sheshtë dhe dhimbje kronike.

PETË SILIKONI TË BUTA PËR THEMBRËN SI EKSTRASUPORT

Këpucë supportive dhe ortotike

Këpucë me thembra të trasha dhe me shollë shtesë mund të zvogëlojë dhimbjen kur jeni në këmbë ose gjatë ecjes. Kur ju hidhni hapa dhe thembra juaj godet tokën, një sasi të konsiderueshme e tensionit aplikohet në fascie, e cila shkakton mikrotrauma (grisje të vogla në fascie).

Një këpucë me shollë ose insert zvogëlon këtë tension dhe mikrotraumën që ndodh në çdo hap. Petë të butë silikoni për thembrën janë të lira dhee ngrejne disi shollën lart dhe për pasojë thembrën tuaj. Inserte këpucesh gjithashtu janë të dobishme.

Splintet e natës (Night splints). Shumica e njerëzve flenë me këmbët e tyre te drejtuara për poshtë. Kjo relakson fascien e shputës dhe është një nga arsyet për dhimbjet e thembres në mëngjes. Një splint natetendos fascien e shputës, ndërsa ju flini gjume.

Edhe pse kjo mund të jetë e vështirë për të fjetur me të, një splint nate e tille është shumë efektive dhe nuk eshte me e nevojshme të përdoret pasi dhimbja te jete zhdukur.

Terapia fizike.Mjeku juaj mund të sugjerojë që të shkoni tek një fizioterapist për të punuar me një program ushtrimesh që fokusohen në muskujt e pulpës si dhe ne fascien e shputës.

Përveç ushtrimeve të tilla si ato të përmendura më sipër, një program terapi fizike mund të përfshijëdhe trajtime të specializuara me akull, masazh, dhe ilaçe për të ulur inflamacion rreth fascies se shputës.

Terapia ekstrakorpale me vale shok (Extracorporeal shockëave therapy (ESËT). Gjatë kësaj procedure, impulsetme energji te larte shokvale nxisin procesin e shërimit në indet e dëmtuara te fascies se shputës.

ESËT nuk ka treguar rezultate të qëndrueshme dhe, prandaj, nuk aplikohet rutine.ESËT është joinvasive-ajo nuk kërkon një prerje kirurgjikale. Për shkak të rrezikut të përfshirë minimal, ESËT mund te merret ne konsiderate te provohet ndonjëherë para operacionit.

TRAJTIMI KIRURGJIKAL

Kirurgjia merret ne konsiderate pas 12 muajsh trajtimi jokirurgjikal agresiv.

Rezeksioni i muskulit Gastroknemius. Kjo është një teknike kirurgjike qe konsiston ne zgjatjen e (m.gastronemius) muskujve të pulpës. Sepse muskujt e pulpës të tendosur rrisin stresin ne fascien e shputes, kjo procedurë është e dobishme për pacientët të cilët kanë ende vështirësi per te flektuar këmbët e tyre, pavarësisht një viti ushtrimesh për terheqje,tendosje, shtrirje te muskujve te pulpës.

Në rezeksionin e m. gastroknemius, një nga dy muskuj që përbëjnë pulpen zgjatet për të rritur lëvizjen e kyçin te këmbës.Procedura mund të kryhet me një prerje tradicionale, të hapur ose me një prerje të vogël me ndihmen e nje endoskopi që përmban një kamera të vogëldhe një instrumenti. Mjeku juaj do të diskutojë procedurën që më së miri i pershtatet nevojve tuaja.Shkalla e komplikacioneve te rezeksionit të m. gastroknemius janë të ulëta, por mund të përfshijnë dëme nervore.

Lirimi (Release) i fascies plantare. Nëse ju keni shkallen e lëvizjes se kyçitte këmbës normal dhe dhimbje të vazhdueshme në thembër, mjeku juaj mund të rekomandojë një procedurë lirimi (release) të pjesshme. Gjatë operacionit, ligamenti i fascies se shputës prehet pjesërisht për lehtësimin e tensionit në indet.

Nëse ju keni një epikalkaneus te konsiderueshem, ajo do të hiqet, po ashtu. Edhe pse operacioni mund të kryhet endoskopikisht, ajo është më e vështirë se sa me një incizion të hapur. Përveç kësaj, endoskopia ka një rrezik më të lartë të dëmtimit nervor.

Komplikacionet: Ndërlikimet më të shpeshta të kirurgjisë se lirimit (release) përfshijnë lehtësimin e pjesshem te dhimbjes dhe dëmtimin nervor.
Shërimi.Shumica e pacientëve kanë rezultate të mira nga operacioni.

Megjithatë, për shkak se operacioni mund të rezultojë në dhimbje kronike dhe pakënaqësi, ajo është e rekomanduar vetëm pasi të gjitha masat jokirurgjikale janëezauruar.

* MD, MSC , ASISTENT ORTOPED

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK