Dhimbje e madhe,qaj tërë mëngjesin!
Rrëfimi prekës i Hueyda El Saied

Hueyda El Saied ka prekur fansat me dedikimin për të birin e saj, teksa sjell në kujtesë edhe ish-bashkëshortin e saj. Vetëm pak javë më parë, balerina i dha fund lidhjes me partnerin e saj, i cili e kishte tradhtuar.

Edhe në postimin e saj më të fundit, Hueyda flet për dhimbjen e madhe që vijon ta rëndojnë ende, për të cilën shton se qan tërë mëngjesin e drekën bashkë, por zëri melodioz i Gabrielit është ai që e bën të harrojë këtë dhimbje.

Ajo shkruan se mezi pret të dëgjojë zërin më me jetë në këtë botë, atë të të birit, i cili çdo mëngjes do të thotë ‘mami eja, u zgjova unë’.

"Eshte ora 7 e mengjesit e ndersa pres me padurim te degjoj zerin më me jete per mua ne kete bote i cili si cdo mengjes do te me thote : «Mami eja, u zgjova une.», prej disa minutash nuk rresht se kujtuari ata qe me kane «tradhetuar» (me te dashuren «Zonjen Vdekje»). Dhimbja eshte aq e madhe sa mund te qaj tere mengjesin e dreken bashke, por zeri melodioz i Gabrielit te sapo zgjuar me dikton qe do te beja me mire t’i kushtoja vemendje atyre qe kisha ende prane... Ata qe adhuroj, qe i dua, familjes sime, miqeve (familja qe une kam zgjedhur te kem), ata qe vertet nuk i shoh çdo dite, por qe e dime sa shume e duam njeri-tjetrin... Jeta eshte shume delikate, koha vrapon dhe çdo minute eshte shume i vyer, ndaj dua ta jetoj kohen e mbetur plot dashuri. Dua t’ju dua ashtu siç e ndjej qe me duan aktualisht... #Gabrieljetaime #IParajsesqoftshMichelCarcassonne. *** Mezi po pres qe te mbaroj 2017a. 2018 do te jete viti im, e di", shkruan Hueyda në 'FB'. 

hueyda
(Postimi i Hueyda El Saied për të birin)

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen