Edison Ypi: Më puthi Perla

Edison Ypi: Më puthi Perla

Hueyda El Saied

Para ca vitesh nuk i rezistova dot lutjeve të përsëritura të dikujt për të vajtur në një event. Zengjinët e rinj, njësoj si mafiozët e vjetër, u duhet ta takojnë njëri-tjetrin periodikisht.

Po edhe mua më duhet tu hedh një sy hera-herës zengjinëve që mezi i kemi. Për t'i parë si janë me shëndet, sa u janë trashur qafat, sa u është fryrë barku, a u janë shtuar rrudhat, dhe të tjera hollësira që i di vetëm unë, dhe s'ia tregoj askujt.

Nisa tu u vërdallos mes të ftuarve si një kokërr misri që ka rënë aksidentalisht brenda një tasi me supë orizi që po e trazon për ta ftohur luga e një të urituri.

I'u afrova një rrethi të çrregullt apo një shumëkëndëshi thashethemexhinj mediatikë nga ata që e identifikojnë lehtësisht njëri-tjetrin, dhe në kësi rastesh, ose thonë mes tyre gjëra pa lidhje, ose heshtin gjithë kohës si guakë.

Mes të ngrirëve, krejt e shlirëta, ishte Ajo, Perla e Zezë, tashmë e ndjera, Hueyda El Saied.

Rrinte pranë tyre krejt e shkujdesur, krejt e painteresuar çfarë thoshin çfarë s'thoshin, çfarë bënin çfarë s'bënin. Ishte e zhytur në një gjysmë-dehje karakteristike për Femrat që e dinë sa janë aq joshëse sa meshkujt për 'to mund të nisin, nga sherret banale, deri te shpallja e luftërave.

Dridhej lehtë si velë që e përkund puhiza.

Vibronte si tel kitarre nën gishtat e padukshëm të një kitaristi virtuoz.

Jo jo. As luhatej, as dridhej.

Për të provuar se nuk ishte prej mermeri por prej mishi, vallëzonte me lëvizje të lehta të kurmit dhe gjymtyrëve, si motori i makinës në minimo në pritje që dikush t'i shkeli pedalin t'i japi gaz, të ndizet dhe të fluturojë në vende të largëta ku akrepat janë prishur, koha ka ndalur, pas një çasti do shpërthejë një Big Bang që do ndryshojë strukturën e Universit.

I'u afrova asaj unaze bronci pesë' lekëshe me Perlë të Zezë miliona dollarësh.

I them një kokëshiniku;

-A nuk e ka hak filani t'ia ndash kokën më dysh me sëpatë?

-Ndoshta po, ndoshta jo, tha barkderri, duhet parë.

-Këtu gjithçka "duhet vrarë". E vetmja gjë që këtu "duhet parë", i thashë qaftulit, është Perla e Zezë këtu pranë?

Perla dëgjoi.

U drodh e tëra.

Kisha shkelur padashur pedalin e gazit!

I la luhatjet, vallzimet, vibracionet, velat, puhizat.

Mu vërsul më përqafoi dhe më puthi.

Në faqe, natyrisht.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lavdoshi: 23/11/2021 21:00

    O Vella, o i madhi Edison Ypi... Mjaft na bere per te qare... Epo ka edhe Njerez te Medhenj e te Vertete kjo Bote... Ka....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë