Mungesave të Bekim Balës, Mërgim Mavrajt, Burim Kukelit dhe Odise Roshit, i shtohet edhe ajo e sulmuesit Sokol Çikalleshi. Ky i fundit është dëmtuar gjatë seancës së fundit stërvitore dhe për rrjedhojë do humbasë dy takimet e radhës atë ndaj Spanjës pas dy ditësh dhe Italisë në datën 9 tetor në "Loro Boriçi".
Mësohet se Çikalleshi ka lënë grumbullimin e kombëtares në Durrës dhe është larguar në drejtim të klubit të tij në Turqi, Osmanlispor. Çikalleshi pritet të qëndrojë jashtë fushave rreth tre javë. Sulmuesi kavajas u rikthye në kombëtare për sfidat ndaj Spanjës dhe Italisë pas përjashtimit nga trajneri Christian Panucci një muaj më parë për arsye disiplinore.
Pas Bekim Balës i cili mungon prej një kohe të gjatë në kombëtare për shkak dëmtimi, problemeve të repartit ofensiv i shtohet kështu edhe Çikalleshi. Alternativat e Panuccit për sulmin janë Armando Sadiku dhe Azdren Llullaku. Ndërsa për shkak të numrit të kartonëve mungojnë Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi, të tre titullarë të kombëtares.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com