Dhimbje shpine? Më
mirë të lësh duhanin
Vesi i të pirit cigare dëmton diskun intervertebral duke favorizuar ndryshime të shtyllës kurrizore. Një studim nga “University Rochester Medical Center” i New York-ut, nga Texas “University di Houston” dhe nga Florida “University di Gainesville”, ofron një arsye shumë praktike dhe të menjëhershme për të lënë duhanin.
Vesi i të pirit cigare dëmton diskun intervertebral duke favorizuar ndryshime të shtyllës kurrizore. Një studim i publikuar në “Journal of Bone & Joint Surgery” nga “University Rochester Medical Center” i New York-ut, nga Texas “University di Houston” dhe nga Florida “University di Gainesville”, ofron një arsye shumë praktike dhe të menjëhershme për të lënë duhanin si për ata që vuajnë nga dhimbja e shpinës, ashtu edhe për ata që shumë shpejt mund të vuajnë nga kjo gjë, pasi rezulton se tymi i duhanit dëmton diskun ndërvertebror dhe shkakton ndryshime të shtyllës kurrizore.
Kërkuesit, pasi kanë ndjekur për tetë muaj 5.333 persona të të dy gjinive, duhanpirësit dhe jo-duhanpirësve, kanë konstatuar se pothuajse dyfishi (32% kundër 16.6 %) i atyre që kishin braktisur zakonin e të pirit cigare, kishin një reduktim të dhimbjes së shpinës me thuajse 30 % më pak. Kishte katër grupe të subjekteve: ata që nuk kishin pirë, ata që e kishin lënë cigaren vetëm para fillimit të studimit, ata që e lanë cigaren gjatë studimit dhe ata që nuk hoqën dorë kurrë nga cigarja.
Tek jo-duhanpirësit janë paraqitur përqindjet më të ulëta të dhimbjes. Si ata që nuk kishin tymmosur kurrë, si ata që e lanë cigaren kur nisi eksperimenti (22% e totalit), përqindja e dhimbjes ishte dukshëm më e ulët se e duhanpirësve, edhe pas eleminimit të disa faktorëve që mund të ndikonin duke ngatërruar perceptimin e dhimbjes ose aftësisë së kufizuar: për shkak të dhimbjes së shpinës (faktorët onkologjikë ose mekanikë siç është hernia diskale), indeksi i masës trupore, mbipesha, mosha, seksi, stili i jetës apo marrja e ilaçeve.
Shkrimi u publikua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com(print), 14 shkurt 2013(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44