Dhimbjet kronike në Europë
ulin produktivitetin në punë

Dhimbjet kronike në Europë<br />ulin produktivitetin në punë
Mbi 20% e popullsisë europiane, në moshë të rritur, vuan nga dhimbjet kronike. Ky fakt, është deklaruar nga Federata Europiane e Mjekësisë për Dhimbjet (Efic).
Sipas Federatës, ky lloj shqetësimi, shkakton në vendet e Bashkimit Europian, një ulje të produktivitetit dhe forcës në punë, gjë e cila shkakton një humbje, prej 34 miliardë euro në vit.
 
`Opium dhe humor` – Do të jetë një nga temat e "Pain Europe VIII", që do të trajtohen në kongresin e 8-të të Federatës Europiane të Mjekësisë, për Dhimbjen, që do të zhvillohet në qytetin e Firenze-s, në Itali, duke filluar nga data 9 deri në 12 tetor.

Ky Kongres ka si obiektiv formimin e një `ure` lidhëse, mes studimeve kërkimore dhe kurimit të pacientit, për të transferuar rezultatet, nga zona shkencore në klinikë.
 
Mes temave që do të diskutohen, do të jenë edhe strategjitë terapeutike, kundra migrenës, apo dhimbjes së kokës, të shkaktuar nga ilaçe të ndryshme. Do të diskutohet, për të kuptuar nëse dhimbjet kronike, shkaktojnë probleme ose jo, në personalitet, apo në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.
 
Gjithashtu do të diskutohet, rreth përdorimit të qetësuesve në terapinë e dhimbjes, rreth aspekteve të simptomave dhe të terapisë që lidhe me seksin mashkullor apo femëror, si edhe për zbulimet e reja të dhimbjeve fantazëm dhe humorin si një opsion terapeutik.

Redaksia Online
(a.ç./mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së Wisner: Vetingu ishte i domosdoshëm, koha për hapa më të ndërlikuar

I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së Wisner: Vetingu ishte i domosdoshëm, koha për hapa më të ndërlikuar