TIRANE- Dokumenti që rrëfen frikën e studiuesit, pas kritikave që ka marrë nga Instituti i Historisë, për artikujt e botuar në revistën ‘Ylli’, mes të cilave një letër e Skënderbeut...

Kjo letër e 2 prillit 1967, që pellazgologu dhe studiuesi i njohur i antikitetit Dhimitër Pilika  i dërgon Enver Hoxhës, tregon pozitën tepër të vështirë të një studiuesi, i cili duhej të shkruante historinë nën censurë dhe sipas rregullave të rrepta të regjimit.

leter e dhimiter pilika
leter e dhimiter pilika


Letra e mbushur me përulje, ankth dhe frikë, shtjellon rastin kur Dhimitër Pilika ishte gjendur nën kritikat e Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, pas botimit të një varg artikujsh shkencorë në revistën “Ylli”. Pilika i shpjegon Hoxhës se kritikët i kishin vënë në dukje një frazë të cilën ai e kishte huazuar nga një fjalim i Hoxhës.  “...Ndër të tjera, u qëllua dy herë pohimi “si të thuash, edhe një frymë të theksuar internacionaliste” që theksonja në “Letrën e Skënderbeut” (faqja e parë) lidhurazi me karakterin e ndihmave q’u pat dhënë Gjergj Kastrioti miqve dhe aleatëve.