Dhimitër Pojanaku fiton çmimin
special “Poezia e popujve” në Itali
Poezia e poetit shqiptar, Dhimitër Pojanaku, ka tërhequr vëmendjen e jurisë italiane në një nga konkurset ndërkombëtare. Në këtë konkurrim poeti nga Shqipëria, Dhimitër Pojanaku mori pjesë me poezine “Përsëri për nënën”, përkthyer nga poeti Aleksandër Shallvari.
TIRANE- Poezia e poetit shqiptar, Dhimitër Pojanaku, ka tërhequr vëmendjen e jurisë italiane në një nga konkurset ndërkombëtare. Në edicionin e 24-të të çmimit ndërkombëtar “Centro Giovani e Poesia-Triuggio”, Milano, Itali, morën pjesë 548 autorë me 548 krijimtari, nga të cilët 237 autorë ishin të huaj nga vende si Bullgaria, Rumania, Moldavia, Gjermania, Polonia, Croacia, Shqipëria, Ukraina, Maroku, Algjeria, Holanda, Irlanda, Argjentina, Egjipti, Columbia, Gran Bretagna, Greqia, Franca, Tunizia e Kili.
Në këtë konkurrim poeti nga Shqipëria, Dhimitër Pojanaku mori pjesë me poezine “Përsëri për nënën”, përkthyer nga poeti Aleksandër Shallvari. Juria i akordoi Pojanakut çmimin special “Poezia e Popujve”, që jepet për autorët më të mirë të huaj!
Presidenti i jurisë së këtij cmimi është Alessandro Villa. “Është një çmim suprizë, - ka deklaruar Pojanaku, -nuk e kisha menduar, se nuk pasqyrohej që në fillimet e konkurrimit. Kam konkurruar për disa vite në këtë konkurs, sepse më pëlqen. Ne garën e këtyre çmimeve mblidhen fitues të të gjitha moshave. Është bukur. Kjo tregon qartë se poezia “nuk ka moshe”, edhe pse kam konkurruar në seksionin e të rriturve, pra isha në garë mbi 18 vjeç e “pambarim” moshe”.
Poezia fituese Përsëri për nënën
Të panë mbrëmë tek pragu i shtëpise, Nënë,
Më thanë.
Të përmendi dhimbja ime?
Kjo, e reja?
Më hidhtakja ndër shoqe?
Të erdhi në fjetore,
Në shtretërit kuti-kuti,
T`i shpluhurosi lehtë supet,
Mos të pickoi në mishin prej dheri,
Mos të gërvishti me thonjtë mace në kockat e bardha,
Të la vraga?!
Të lëndoi kërciret?
Apo,
Mos e thirre ti, Nënë, dhimbjen time?
Atë ,më të renë?
Atë, flamën?
Gjuhë nepërkën?
E prite ngritur?
E thirre të përdridhte belin për të hutuar rojat,
E ti’a mbathnit tok,
Për pak orë?!
Të panë tek mbaje dhimbjen time përkrahu,Nënë!
I ratë rrotull shtëpisë,
Pëshpërisnit vesh më vesh,
Ndërruat mendje,
Ikët në majë të gishtave,
E të dyja,
Qeshnit rrugicave.
Më thanë!
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.2%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 2021
Lajme të tjera
-
Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt, sot seanca në Apelin e GJKKO-së për ankimin e familjarëve
20 Mars, 11:34
-
Prapaskenat e largimit të Mirel Josës nga Vllaznia, trajneri tiranas nuk pranoi shkarkimin
20 Mars, 11:33
-
Vetë menaxhim a Asociacion, çdo të thotë për Kosovën?
20 Mars, 11:18
-
Borrell: Vendimi i Hagës për Putinin është një pikë kthese
20 Mars, 11:16
-
Kandidatët për kryebashkiakë, Balla: Qerim Ismailaj konfirmohet në Mallakatër! Subashi i Fierit, një prej më të mirëve në vend
20 Mars, 11:16
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet sërish senaca për ish-ministrin Tahiri! Mungoi gjyqtari
20 Mars, 11:14
-
Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit për dialogun Kosovë-Serbi
20 Mars, 11:13
-
‘Vendoret’, Balla: PS ka punë shumë të madhe se nxjerr kryebashkiak jo thjesht kandidat! Ja kur do i ketë selia rozë gati garuesit për zgjedhje
20 Mars, 11:10
-
Arrestimi i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, Partia Socialiste: Nuk marrim në mbrojtje askënd, përgjegjësia personale
20 Mars, 11:07
-
Lezhë/ Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras bllokojnë rrugën prej 5 ditësh: S’do i lejojmë të kalojnë, bashkia të gjejë zgjidhje
20 Mars, 10:57
-
Çerdhe prostitucioni në qendër masazhi pranë shkollës 'Petro Nini' në Tiranë, 4 të reja në pranga! Njëra prej tyre administratore
20 Mars, 10:51
-
Samiti në Moskë, mediat: Xi Jinping do të telefonojë Zelensky pasi të flasë me Putinin
20 Mars, 10:47