Coco Chanel është një nga markat më të suksesshme në fushën e modës dhe kjo më së shumti i dedikohet themelueses së saj Gabrielle Bonheur "Coco" Chanel.
Po sjellim për ju dhjetë fakte interesante për këtë markë prestigjoze që shumë do dëshironin ta kishin në përdorim.
1-Marka e parë që krijoi radhë për blerjen e manikyrit të tij.
Në 1994, një artiste makjazhi në shfaqjen e Chanel në Paris vuri re që thonjtë e një modeleje që do të ishte pjesë e një seti fotografik ishin të palyer, kështu që ia leu me një lapustil të zi dhe më pas kërkoi që dikush t’ia shkëlqente me një nuancë tjetër.
Kështu lindi edhe ngjyra e kuqe e errët e Chanel, manikyri që i bëri njerëzit të prisnin në rradhë.
2-Chanel No. 5 është parfumi më i shitur i të gjithë kohërave.
Parfumi u lançua në vitin 1921 dhe u kthye në një nga aromat më ikonë të shpikura ndonjëherë. Sipas të dhënave të mbledhura në vitin 2014, është parfumi më i shitur i të gjithë kohërave.
3-Shpiku kostumin për femra
Chanel është identifikohet shpesh me femrat të veshura me pantallona.
Ishte stilistja e parë që i mendonte femrat të veshura me costume dhe revolucionarizoi modën për femra, që deri asokohe konsistonte në korse shtrënguese, funde të gjera dhe detaje shumë femërore.
4-Dyqani i parë i Chanel në Paris nuk ishte një butik.
Dyqani i parë u hap në vitin 1910 dhe kryesisht tregtonte kapele, ndërsa dyqani i parë i veshjeve u hap në vitin 1915.
5-Reputacioni i Coco Chanel mori spunto nga kapelet e saj të famshme.
Coco Chanel e ndërtoi reputacionin e saj në sajë të kapeleve të famshme, të njohura si Chanel Modes.
Kapelet pushtuan Parisin dhe krijuan emrin e një ndër markave më të fuqishme në fushën e modës.
6-Katër nga Pesë butikët e parë të Chanel u mbyllën në vitin 1945 për shkak të Luftës së Dytë Botërore.
Në 1945, Chanel operonte me pesë butikë në Paris, po atë vit katër u mbyllën për shkak të luftës dhe vetëm një vazhdoi të shiste parfume dhe aksesorë të cilët ishin të kërkuar nga ushtarët.
7-Këpucët me dy ngjyra të Chanel kanë qëllim t’i tregojnë këmbët më të vogla dhe shalët më të gjata.
Këpucët me dy nuanca të Chanel janë zyrtarisht ikona të modes, por përpara vitit 1957, ky stil nuk ekzistonte.
Coco Chanel punoi me këpucarin Monsieur Massaro për të prodhuar këpucët ikonë të cilat u krijuan për të kryer dy qëllime, t’i bënin këmbët të dukeshin më të vogla dhe shalët më të gjata.
8-Çanta 2.55 u emërtua sipas datës kur ishte lançuar.
Çanta ikonë e kësaj marke mban një emërtim të çuditshëm por në fakt ajo është data e lançimit të saj, Shkurt 1955.
9Çanta 2.55 bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë me kalimin e viteve.
Duke qenë se produkti është shumë i kërkuar, Chanel ia rrit çmimin çdo vit.
10-Coco Chanel nuk e zotëroi kurrë plotësisht shtëpinë e Chanel.
Partneri i saj i biznesit, Pierre Wertheimer, mundej të përballonte vetëm 10% të zotërimeve të kompanisë por ajo kurrë nuk e zotëroi të gjithën vetë.
Tani kompania zotërohet 100% nga Alain dhe Gerard Wertheimer, pasardhës të Pierre Wertheimer.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com