Në një kohë kur njerëzit janë bërë hileqarë dhe të pagongopur, është e vështirë të gjesh produkte bio.
 
Mjalti BIO është i pasur me vitamina dhe minerale, dhe ka veti antiinflamatore, por prodhuesiit e mjaltit kanë filluar ta shtojnë atë me sheqer, kanë filluar të ushqejë bletët me sheqer dhe shumë mënyra të tjera që e bëjnë mjaltin një produkt me pak përfitime për shëndetin.
 
Po ju sjellim 10 mënyra se si të dalloni mjaltin BIO nga ai i përpunuar.
 
1-Mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës.
 
Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.
 
2-Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t’u mbrojtur nga buburrecat.
 
Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do të froheshin tëk mjalti i papërpunuar.
 
3-Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet.
 
Mjalti BIO është i mirë për lëkurën dhe nuk është ngjitës.
 
Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëlsues artificialë.
  
4-Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë dhe nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.
 
5-Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë.
 
Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.
 
6-Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk e bën.
 
7-Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë, mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.
 
8-Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës.
 
Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëngshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të ngurtësohet.
 
9-Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë.
 
Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës, ndërsa mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.
 
10-Majën e fijës së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni.
 
Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen, kurse mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com