Dhjetë kuriozitetet që nuk i keni
ditur në lidhje me telefonat celula

Dhjetë kuriozitetet që nuk i keni<br />ditur në lidhje me telefonat celula
Të gjithë përdorim telefona celular por jo të gjithë dimë gjithçka për ta.

Ka një mori kuriozitetesh dhe faktesh të cilat nuk i keni ditur për telefonin tuaj, duke filluar nga krahasimi i Iphone me komjuterin e Apollo 11 dhe deri te sasia e mikrobeve që bart celulari telefoni të cilin e mbani në dorë, në xhep, apo edhe në tavolinën e ushqimit.

Mos i humbisni dhjetë gjërat që më parë nuk i keni ditur në lidhjeme telefonin tuaj.

KRAHASUAR ME KOMPJUTERAT E NASA-s.
Smartphone-t aktualë janë më të fuqishëm se kompjuterët e NASA-s që dërguan njeriun në Hënë. Kjo është impresionuese pasi kompjuterat e Apollo 11 janë ndër më efiçentët dhe më brilantët që janë ndërtuar ndonjëherë. iPhone 6 është 32.600 herë më i shpejtë se ato kompjutera.
 
E KONTROLLOJMË 110 HERË NË DITË.
Sipas një studimi tek 150 mijë përdorues, njerëzit e kontrollojnë smartphone-n mesatarisht çdo gjysmë ore, ose 9 herë brenda një ore. Duke marrë parasysh numrin e herëve që kontrollojmë telefonin, shkon në 110 herë brenda ditës.
 
“PO MË SHPËTON…”.
Në vitin 2013, Universiteti i Bristolit ka zhvilluar një teknologji që mund të transformojë urinën në energji elektrike për të karikuar një smartphone.
 
NJË THESAR PATENTASH.
Sipas David Deummond të zyrës ligjore të Google, në një smartphone mund të përfshihen 250 mijë teknologji të patentuara.
 
SA KUSHTON PËR TË RIKARIKUAR BATERINË E NJË SMARTPHONE?
Një studim i Laboratorit Kombëtar Laurence Berkeley në vitin 2012, shpjegon se shpenzimi për të karikuar baterinë e një smartphone-i në vit shkon tek 5.3 dollarë, sepse aq elektricitet harxhohet.
 
FOBITË.
Frika për të qëndruar i shkëputur nga telefoni quhet Nomofobi, pasi prefiksi “no-mo” do të thotë “no mobile” (pa telefon).
 
PARAARDHËSIT.
32 vjet më parë, më 13 mars 1984, SHBA-ja nxorri telefonat e parë Motorola Dynatac me çmim 3995 dollarë e barabartë me 9 mijë dollarë me vlerën e sotme, që ishte sa rroga e tre muajve punë në Amerikë. Përmasat? 30 cm, 4 cm dhe 9 cm.
 
SA APLIKACIONE PËRDORIM?
Çdokush nga ne ka një aplikacion të preferuar me të cilin shpenzon 50% të kohës kur përdor smartphone: Këtë e zbulon Raporti i Aplikacioneve për smartphone i vitit 2015. Shumica kanë 10 aplikacione që i përdorin më shumë.
 
REKORD.
Në vitin 2015 gjatë javës së parë të lançimit, u shitën 13 mln iPhone 6s. Por iPhone ka shumë rrugë për të bërë për të thyer rekordin e shitjes së Nokia 1100, që në vitin 2003 arriti të shiste 250 milionë telefona.

WC-PHONE.
Sipas studiuesve tek smartphone-t gjen 18 herë më shumë mikrobe se sa në tualet.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi