Dhjetë sekondat që e ndanë
Behgjet Pacollin nga vdekja

KOSOVE - Diferencën ndërmjet jetës dhe vdekjes e kanë ndarë sekondat. Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, gazetari Milaim Zeka, një pacient që dërgohej me donacion të Pacollit për shërim në Zvicër, shoqëruar me një familjar I tij, dy pilotë dhe një stjuardesë mund të ishin sot në statistikat e vdekjeve në Kosovë.

Rrjedhja e kerozinës nga rezervuari i aeroplanit privat të Behgjet Pacollit, nëse do të ngrihej vetëm 10 sekonda më vonë për fluturim, dyshohet se do të shkaktonte shpërthimin e avionit privat dhe do të ishte fatal për personat që ndodheshin në bord, shkruan Tribuna.

Rrjedhja e pandërprerë e kerozinës, në momentin e ngritjes së avionit në ajër dhe nga presioni i erës, dyshohet se do ta drejtonte atë mbi motorët, të cilët nga temperatura e lartë do të shpërthenin menjëherë.

Marrë nga Indeksonline

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet