Dhjetëra arrestime në Belgjikë dhe Holandë, sekuestrohen 1.2 milionë euro dhe 15 armë zjarri, në dy vite hetime kapen 17 tonë kokainë

 Dhjetëra arrestime në Belgjikë dhe Holandë, sekuestrohen 1.2 milionë euro dhe 15 armë zjarri, në dy vite hetime kapen 17 tonë kokainë

Policia në Belgjikë dhe Holandë ka bërë dhjetëra arrestime në atë që mund të konsiderohet si një nga operacionet më të mëdha kundër krimit të organizuar. Policia belge arrestoi 48 persona ndërsa njësitë speciale që përfshinin 1,500 oficerë në të gjitha kryen rreth 200 bastisje, rreth portit të Antwerpen.

Forcat policore konfiskuan 1.2 milion euro, 15 armë zjarri të paligjshme, bizhuteri, diamante, uniforma policie dhe makina luksoze.

Ndërkohë që gjatë operacionit nuk pati incidente të mëdha në atë që autoritetet e përshkruajnë si "një nga operacionet më të mëdha të organizuara ndonjëherë në tokën belge".

Hetuesit arritën të thyenin shërbimin e koduar të mesazheve Sky ECC në 171,000 telefona në të gjithë botën dhe përgjuan qindra miliona mesazhe gjatë hetimit dy-vjeçar.

Kryeprokurori belg Frédéric Van Leeuë shtoi se hetimi dy-vjeçar ndihmoi në kapjen e më shumë se 17 tonëve kokainë.

Porti belg është një nga portat hyrëse që përdorin trafikantët për të hyrë në BE. Trafikimi I organizuar pjesërisht nga Hollanda - ka çuar në një rritje të dhunës kohët e fundit, me beteja me armë dhe sulme me granata. Vitin e kaluar, autoritetet në Belgjikë dhe tre vende të tjera shpërbënë një rrjet të trafikut të drogës që transportonte kokainë me vlerë qindra miliona dollarë në Evropën Perëndimore. Hetimi, i cili filloi kur një kontejner me 2.8 ton kokainë u gjet në Antëerp, zbuloi një rrjet ndërkombëtar me lidhje në të paktën katër vende evropiane dhe Amerikën e Jugut.

Në vitin 2020 autoritetet belge kapën mbi 65 tonë kokainë në qytetin port,. Sasia e lëndëve narkotike të konfiskuara është rritur 14 herë më shumë sesa ishte në 2013.

Operacioni në Holandë

Ndërkohë policia dhe prokurorët holandezë deklarojnë se ata arrestuan 30 të dyshuar në të gjithë vendin. Ata sekuestruan 28 ​​armë zjarri në qytetin port të Roterdamit, ndërsa më herët ata kapën mijëra kilogramë kokainë, heroinë dhe hashash.

Edhe zyrtarët holandezë përdorën të njëjten mënyrë si ajo në Belgjikë , të përgjimit të mesazheve. .

Prokurorët thanë ndërsa monitoronin mesazhet e koduara ata ishin në gjendje të parandalonin dhjetëra krime të planifikuara, si rrëmbime dhe vrasje.

Operacioni pasoi një goditje të ngjashme në korrik të vitit të kaluar kur një operacion i përbashkët i policisë Holandeze-Franceze goditi një rrjet tjetër të koduar të komunikimit të quajtur EncroChat, duke i lejuar ata të monitoronin kriminelët në kohë reale ndërsa planifikonin dërgesat e drogës, marrëveshjet e armëve dhe vrasjet. Më shumë se 800 njerëz u arrestuan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!