Dhjetëra besimtarë humbin jetën në një festival fetar në Izrael (VIDEO)

Të paktën 44 persona kanë mbetur të vdekur në një festival fetar hebre në veri të Izraelit. Ndërkohë që nga incidenti mbeten të plagosur të paktën 100 persona.

Ende nuk ka të dhëna, për shkakun e tragjedisë megjithatë mediat vendase theksojnë se shkak ishte një panik i shkaktuar nga të pranishmit kur disa besimtarë kishin rrëshqitur nga shkallët. Raportet tjerë thonë se gjatë tubimit është shembur një strukturë ku qëndronin besimtarët.

Videot në mediat sociale treguan pamje të turmës se njerëzve në kaos. Një video tregonte disa trupash të pajetë në tokë.

Incidenti ndodhi natën vonë ndërsa mijëra ultra-ortodoksë u mblodhën në malin Meron për të festuar Lag BaOmer, një festë hebreje që nderon Rabbin Shimon Bar Yochai, një mistik i shekullit të 2-të i cili është varrosur atje.

"Gjithçka ndodhi në një pjesë të sekondës; njerëzit ranë, duke shkelur njëri-tjetrin. Ishte një katastrofë", i tha një dëshmitar gazetës Haaretz.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi atë si një "katastrofë të rëndë" dhe tha se po lutej për viktimat.

Ky ishte tubimi i parë i madh fetar i mbajtur legalisht që kur Izraeli hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë së koronavirusit për shkak të një fushate të shpejt vaksinimi. Megjithatë, autoritetet shëndetësore kishin paralajmëruar mos mbajtjen e një tubimi kaq të madh.

Dhjetëra mijëra hebrenj ortodoksë bëjnë një pelegrinazh në Meron çdo vit për Lag B'Omer, një festë fetare vjetore që shënohet me zjarre, lutje dhe vallëzim. Qyteti konsiderohet të jetë një nga vendet më të shenjta në botën hebreje.

S.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    BE heq kufizimet dhe pak raste ditore, a mendoni se mbaroi pandemia në Shqipëri?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Frrok Çupi në Repolitix: Berisha 'tirani' i fundit në Ballkan, pas Millosheviç dhe Izetbekoviç, prandaj është e vëmendshme Amerika